Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bjalla Sllatina në centrifugën e stuhisë së ujit

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Dëshpërim, zemërim, pikëllim – kështu shkurtimisht mund të përgjithësohen emocionet ndër viktimat e stuhisë së paparë deri  tani të ujit, e cila përmbyti qytetin Bajlla Sllatina në Bullgarinë Veriperëndimore.  Në ditën 1 gusht stuhia e ujit e befasoi qytetin dhe për më pak se gjysmë ore sikur gëlltiti  rrugë, shtëpi, dyqane... U ndërpre rryma elektrike, ndërsa lumi Skët u tërbua. Rrjedha  zakonisht e qetë e lumit Danub nga një  çast u transformua dhe fillojë të vërsulet  nëpër rrugët e qytetit duke shkaktuar dëme të pariparueshme


Gjatë natës, e cila e paraprinte përmbytjen, mbi qytetin Bjalla Sllatina u derdhën 86 litra shira në kilometër kaltëror. Kjo është 1.5 herë më shumë se sa sasitë e zakonshme të shirave për muajin korrik. Mirëpo, asnjeri nuk pritej, që shiu i rrëmbyer, që zuri nga qielli do të shkaktonte dëme të tilla të mëdha. Dallga e vrullshme depërtoj papritmas në qytet. Vende-vende uji arriti deri në 1 metër e 80 centimetra, duke përmbytur stacionin e autobusëve, rrugët, urën mbi lumin, bodrumet, katet përdhese duke gëlltitur si një centrifugë orenditë e shtëpive, veturat. Gjatë këtij apokalipsi ujor  secili shpëtohej si kishte mundësi. Disa dolën shpejtë e shpejtë nga dritaret e automobilave, të tjerë u ngjitën në çatitë e shtëpive duke pritur ndihmë, të tretë u futën në ujërat e turbullte të lumit Skët dhe me not mezi arritën deri te bregu.


“Vala më goditi nga shpina duke shkarkuar mallrat dhe më tërhoqi dy metra anash” – rrëfente shitësja e dyqanit vendas, e cila dukej shumë e trembur. Deri në fund të ditës së premte rreth 250 veta u evakuuan me sukses në saj ekskavatorëve, varkave dhe makinave të tjera. Shtëpitë dhe pasuria e tyre u përmbytën. Rrugët e qytetit ishin plot e përplot ujë si në dhjetëra vendbanime të tjera në Bullgarinë Veriperëndimore, dhe Bjalla Sllatina u izolua nga bota. Deri në pasditen e ardhshme niveli i ujit nuk u pakësua as me një centimetër dhe situata i ngjante një filmi holiduvian. Në qytet u përhapën thashethemet se pritet një valë e re uji.


“Në rajonin e përmbytur tashmë ka kriminelë, të cilët i vjedhin shtëpitë tona. Kush do ta shpëtojë pronën tonë?” – thotë një grua me një fëmijë të vogël. “Aktualisht jemi duke shpëtuar njerëzit dhe prona juaj do të na presë pak” – i përgjigjet një nëpunës i rendit publik. Mirëpo njerëzit mezi përmbahen, duke i akuzuar autoritetet vendore për mungesë veprimesh dhe kompetence.


Askush nuk e dinte se si ka ardhur kjo stuhi ujore. “I hapin liqenet artificiale dhe nuk na paralajmërojnë” – indinjohen njerëzit. Disa të tjerë, pa humbur kohë, i ndihmonin nevojtarët. Pronarët e ekskavatorëve dhe të xhipave gjithashtu u përfshinë në aksionet shpëtimtare. Dhe derisa nëpunësit e Mbrojtjes Civile lundronin nëpër rrugët e përmbytura me varkat shpëtimtare, njerëzit kaluan pothuaj njëzetekatër orë në çati, duke pritur shpëtimtarët e tyre. Bjalla Sllatina mbeti e shkëputur nga bota edhe ditën e djeshme. “Çfarë duhet të thotë popullsia e qytetit të Mizisë, e cila është vetëm rreth 30 kilometra larg këtij vendbanimi. Atje uji ka asgjësuar një të tretën e qytetit!

Nga sot rrugët të cilat çojnë në Bjalla Sllatina janë të arritshme dhe niveli i ujit është pakësuar. Korrenti dhe uji i pijshëm janë të disponueshëm. Vendasit shpresojnë se kurrë më nuk do të ndodhë fatkeqësi e tillë në rajonin më të varfër të BE-së. Tani vendasit presin solidaritet dhe ndihmë nga institucionet evropiane, sepse parashikimi i motit thotë edhe reshje të tjera shiu. 

Përgatiti në shqip: Redaksia Shqipe

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

57 000 pensionistë të moshuar punojnë me kontratë në sektorin shtetëror

225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të..

botuar më 25-08-04 12.28.MD
Foto: Shoqata e Ekipit Olimpik në Shkencat Natyrore

Nxënësit bullgarë fituan medalje ari dhe argjendi në Olimpiadën e Informatikës

Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të Olimpiadës, e cila u mbajt në Bolivi nga 27 korriku deri më 3 gusht, morën pjesë 330 konkurrentë nga 86..

botuar më 25-08-04 9.21.PD

Bullgarët e përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të moderuar

Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo tregohet nga të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e kryer nga agjencia Alpha Research në..

botuar më 25-08-02 3.05.MD