Të dhënat nga “Numërimi 2011” përforcuan prognozat sociologjike, se tanimë është në dukje një tendencë për ç’popullim të Bullgarisë. Prej kohe çdo gjë është me shenjë negative, tregojnë sociologët dhe shikojnë me skepticizëm drejt vitit 2050. Atëherë, ashtu siç duket, Bullgaria do të ketë rreth 5 milionë popullsi ose me 2 milionë më pak nga sot. Njëkohësisht popullsia e përgjithshme e Bashkimit Evropian në të njëjtat periudha do të rritet të paktën me 15 milionë. Në Bullgari ndjenja për një katastrofë demografike po forcohet dhe nga mortaliteti i lartë i popullsisë, por dhe nga fakti se njerëzit në moshë 65 e më shumë vjet tanimë janë mbi 19% nga banuesit e fshatrave dhe qyteteve tona.
Statistika është e pamëshirshme dhe na tregon se, po pakësohemi me rreth 164 veta në ditë. Problemet nuk vijnë nga jashtë, por ato janë këtu, në Bullgari – tregon doktori Totko Najdenov, sekretar i përgjithshëm i Aleancës Kombëtare “Jetë për Bullgarinë”. Jo vetëm ai e ndan mendimin, se një përgjegjësi për problemet e mprehta demografike i mbajnë drejtuesit gjatë viteve të gjata të kalimit. Lufta për pushtet dhe grumbullimi i kapitalit mes atyre që kanë pushtetin ndryshuan sistemin e vlerave dhe moralin e shumicës prej bullgarëve. Nga kjo u dëmtuan dhe marrëdhëniet në familje. Shumë shpesh heronj nga bota kriminele kthehen në një model tërheqës për kopjim.
“Më shumë se gjysma e fëmijëve në Bullgari janë lindur jashtë martesës, kurse kjo sjell pasojat e veta – tregon doktori Najdenov. – Pjesa më e madhe e nënave janë shpallur si të vetme, sepse kështu marrin shtesa më të mëdha për rritjen e fëmijëve. Formuam dhe vet inkurajojmë profesionin “ro-ro” ose prind-rom dhe kështu, me amullin tonë vet po e gërmojmë gropën drejt së cilës po e shtyjmë shtetin. Në një raport të posaçëm të CIA-s “Tendencat globale për vitin 2015” mes prognozave për zhvillimin e botës, është bërë konkluzioni se Bullgaria është me një popullsi më shpejt plakës, varfërues dhe emigrues. Me fjalë të tjera, nuk është i tepërt konkluzioni se në ditët tona, pa qenë në kohë lufte, po pakësohemi në mënyrë katastrofave. Për vit pakësohemi me 60 mijë veta. Derisa gjatë vitit 1988 kishte plus 2,1 rritje të popullsisë, sot jemi me minus 5,5 në njëmijë. Sipas Institutit Statistikor Kombëtar bullgarët janë pak mbi 7 milionë 280 mijë, për sipas CIA-s ne jemi jo më shumë se 6 milionë e 900 mijë veta. Mbase dallimi prej 300 000 nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, por unë do të shtoja se, prognoza është tronditëse sepse, ne jemi dhe një popull shumë i sëmurë. Vuajmë nga mungesa e një shëndetësie me cilësi, të paguar mirë dhe e suksesshme. Ndahen mezi 4,3% nga Produkti i Brendshëm Bruto për shëndetësi. Në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian shuma është 2 herë e gjysmë më e madhe. Ka dhe diçka tjetër, ndryshohet përbërja etnike e popullsisë në Bullgari, por është e vështirë të jepet vlerësim sesi pikërisht, sepse kjo nuk studiohet nga agjencitë sociologjike.”
Pavarësisht se mungojnë të dhëna të sakta për vitet mbrapa, tanimë është fakt ndryshimi për të cilin flet doktori Totko Najdenov. Në shtypin bullgar bëheshin publikime, të cilat tregojnë historitë e maqedonasve, rusëve, arabëve dhe aziatikëve, të cilët e pëlqejnë shumë Bullgarinë dhe e quajnë vendin tonë “atdheun e vet të dytë”. Gjatë vitit 2009 gjysma nga të huajt që vijnë, të motivuar nga biznesi, martesa ose arsimi, kanë pasur për qëllim të vendosen për gjithmonë në Bullgari. Mes tyre më tepër janë nga vendet aziatike dhe arabe, nga Rusia dhe ish republikat sovjetike. Shkaqet, të cilat veprojnë si një forcë tërheqëse janë çmimet e pronave të cilat shënojnë ulje te ne, çmimet e ulëta të mallrave dhe të shërbimeve, dhe jo në vend të fundit dhe të dhënat natyrore të vendit tonë. “Bullgarët e rinj” shpesh i quajnë kështu rusët, të cilët kanë blerë pronë nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi. Ata gëzohen kur u thonë kështu dhe deklarojnë se, në një rast sa më të parë do të vendosen përgjithmonë në vendin tonë. Sipas shitësve të pronave te ne numri i tyre është midis 200 dhe 300 mijë dhe pavarësisht nga kriza ekonomike po vazhdon të shtohet. Rusët janë tërhequr kryesisht nga klima e butë dhe afërsia e Bullgarisë, ndihen mirë në Bullgari dhe komunikojnë lehtë në dy gjuhë. Në ndryshim nga të gjithë emigrantët, qytetarët e Maqedonisë janë me një fat më të madh dhe më shpejt marrin shtetësi bullgare. Vijnë në Bullgari në bazë të shkaqeve ekonomike, të cilat rrjedhin nga fakti të mund të jenë qytetarë të një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Nga Ministria e Jashtme në Shkup ndjekin garën për shtetësi bullgare, por po kështu nuk kanë mekanizëm të saktësojnë numrin e maqedonasve, të cilët kanë marrë një pasaportë bullgare. Gjatë vjeshtës të vitit 2011 për më pak se një muaj numri i tyre është rritur me rreth 7 mijë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..