Më 9 tetor në Shtëpinë e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit do të hapet edicioni i dhjetë i festivalit “Mbrëmje xhazi në Plovdiv”. Dhe sivjet programi është plot me emra interesant dhe projekte të reja.
“E hapim festivalin me projektin e ri të pianistit Millço Leviev “Song of the Clown” – tregon organizatori Milen Gledaçev. – Ai është në bazë të muzikës së kompozitorit bullgar Panço Vlladigjerov. Albumi tingëllon në mënyrë eklektike duke gërshetuar në vetvete klasikë, xhaz, poezi dhe teatër. Në të marrin pjesë artistë të ndryshëm, përfshi dhe nipërit të Vlladigjerovit – Aleksandër dhe Konstantin që janë muzikantë të njohur të xhazit. Piesat “Song of the Clown” përbëjnë një kolaboracion midis xhazit dhe muzikës teatrale nga periudha e hershme e Panço Vlladigerovit, nga vitet’20. Atëherë ai ka kompozuar muzikë për shfaqje të Maks Rajnhartit në Berlin dhe Vjenë. Mendoj se, publiku do të mbetet i magjepsur nga ajo, të cilën do ta dëgjojë.”
Më 10 tetor “Mbrëmjet xhazi në Plovdiv” vazhdojnë me muzikë të “Versionit akustik”. Sivjet Antoni Donçev (piano), Georgi Donçev (kontrabas) dhe Hristo Jocov (bateri) festojnë 30 vjet nga krijimi i trios, me koncerte në qytete të ndryshme. Qyteti i Plovdivit është stacioni i radhës muzikor. Tri interpretuesit si bashkërisht, ashtu dhe veçmas ndërtojnë në kohë karrierën në një nivel botëror. Sot vazhdojnë të ekzekutojnë dhe të shkruajnë muzikë, si dhe të transmetojnë përvojën studentëve të vet. Një ditë më vonë më 11 tetor publiku i Plovdivit do të ketë kënaqësinë të shijojë muzikën e Frank Gambalit –kitarist xhazi nga grupi i Chick Koreas. Ai do të vijë për herë të parë në Bullgari dhe do të dalë në skenë me kuartetin e vet. Ja se çfarë shton për koncertin Milen Gledaçevi:
“Akoma që vjet bëmë përpjekje të vendosim kontakt me Frank Gambalin dhe ta ftojmë në festivalin tonë. Në turneun e tij evropian, që po vazhdon tanimë disa muaj, janë përfshirë shtete, të afërta me Bullgarinë. Kjo i jep mundësi të vijë dhe këtu. Përveçse ekzekuton, ai shkruan dhe tekste, kompozon muzikë në stilin rok, r&b dhe latino. Supozoj se ajo të cilën do ta propozojë tani, do të jetë një amalgamë nga të gjitha këto stilet. Ne si ekip jemi të mendimit se, ky koncert do të jetë “gozhda” e programit për përvjetorin e dhjetë të “Mbrëmjeve të xhazit në Plovdiv”.
Festivali ndërkombëtar do të përfundojë më 12 tetor me koncert të Teodosij Spasovit, i cili do të paraqesë një projekt të ri. Në të bashkë me muzikantët e Plovdivit – Mirosllav Turijski, Nikollaj Karagjeorgjiev, Aleksandër Lekov dhe Naço Gospodinov, fyelltari i talentuar përzien muzikën tradicionale ballkanike me xhaz, pop dhe etno.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e festës së 6 Shtatorit, kushtuar një ngjarjeje të rëndësishme historike – Bashkimit të Bullgarisë, kujtojmë një marsh legjendar patriotik bullgar. Me siguri në shtatorin e vitit 1885, “Një Amanet” nuk ka shoqëruar as kryengritjet popullore në..
Vasill Najdenov, një nga këngëtarët më të dashur bullgarë të muzikës pop, feston sot, 3 shtator, ditëlindjen e tij të 75-të. Duke filluar karrierën e tij profesionale në fillim të viteve 1970, ai ka punuar me interpretuesit dhe kompozitorët më të..
MONA është pseudonimi krijues i Simona Petrovës. Edhe pse shumë e re, ajo ka bërë një rrugë të gjatë nga një fëmijë i ndrojtur në qytetin e saj të lindjes, Kjustendill, deri në një këngëtare të sigurt në skenë me pjesëmarrje në konkurse dhe forume..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110..