“Si kam lindur e di se ekzistojnë komiksat. Si kam nisur të lexoj në shkollë dhe të shoh filma të animuar, komiksat i kam pasur në dorë dhe jam interesuar për ta”, thotë strip-artisti nga Kosova Gani Sunduri. Rasti që të vijë në Sofje ishte ekspozita e tij personale, e 2-ta ndërkombëtare dhe e 6-a me radhë. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari. Ambasadori Shkëlqesia e Tij, Z. Shpend Kallaba e çeli ekspozitën, duke falënderuar strip-dashësit bullgarë dhe delegacionin nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje, të cilët kishin ardhur t’i shohin veprat e Gani Sundurit.
Përveç super-heroit “Shqiponja”, i cili është në vëmendjen e gjerë të kritikës dhe publikut shqiptar, vizatimet e Gani Sundurit tërheqin me një origjinalitet krijimtarie sidomos te personazhet femërore. Mjafton të hedhësh një sy komiksave të artistit nga Kosova dhe mbetesh aty në vizatimet bardhë e zi dhe me ngjyra – “Shqiponja e Kuqe”, “Super Fëmija”, “Flokarti”, “Black Devil” etj. Ata që e njohin Prizrenin, menjëherë e dalluan vendlindjen e Gani Sundurit në veprat e ekspozuara.
Pas Sofjes, Gani Sunduri parashikon të hapë ekspozitën e radhës personale në Gostivar.
Fotografitë janë nga arkivi personal i Gani Sundurit
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..