Debati i drejtpërdrejt mes liderëve të GERB-it Bojko Borisov dhe Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova, nuk u zhvillua për shkak të kundërshtimeve për formatin e tij. Megjithë interesin e madh publik dhe gatishmërinë e tri televizioneve kombëtare për ta transmetuar debatin, GERB këmbëngulte deri në fund për pjesëmarrjen në debat jo vetëm të liderëve kryesorë politikë, por edhe të ekipeve prej ekspertësh, kurse Partia Socialiste Bullgare pretendonte për një debat vetëm mes liderëve. GERB e akuzoi Ninovën se përpiqet t’i shmanget kundërshtimit, kurse Partia Socialiste Bullgare e akuzoi Bojko Borisovin se ka frikë nga pyetjet e pakëndshme. Dështimi i debatit nuk lejoi dëgjimin e tezave të pretenduesve kryesorë për pushtetin ekzekutiv në Bullgari, por tregoi qartë disa gjëra.
U bë e qartë se shqetësimet për një koalicion të rrezikshëm për vendin tonë mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare nuk janë realiste. Një koalicion i tillë nuk përkrahet as nga Blloku i djathtë i Reformatorëve, as nga shumica e votuesve, të cilët megjithëse nuk kanë preferenca të qarta për të majtën dhe të djathtën, sipas disa studimeve sociologjike nuk dëshirojnë bashkim mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare. Kundërshtimet rreth debatit të dështuar treguan një agresion të madh mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare, kurse ai sipas vëzhguesve mund të stimulojë orientimin e zgjedhësve ndaj partive më të vogla. Duke pasur parasysh dallimin e vogël në përkrahjen e dy partive më të mëdha politike, kjo vështirëson prognozat për rigrupimin e forcave politike pas zhvillimit të zgjedhjeve. Sipas sondazheve sociologjike, 36 për qind e njerëzve preferojnë koalicionin e qendrës së djathtë rreth GERB-it, kurse rreth 29 për qind – atë të qendrës së majtë rreth Partisë Socialiste Bullgare. Mirëpo, përkrahja ndaj GERB-it është në një fazë zbritëse, kurse ajo ndaj Partisë Socialiste Bullgare – në një fazë ngritëse dhe dallimi është kaq i vogël, se sipas disa mendimeve mund të flitet për paritet, kështu që pas marrëveshjeve pas votës mund të arrihet te një rol vendimtar i forcës së tretë për nga rëndësia – koalicioni kombëtar Patriotët e Bashkuar – Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, Ataka dhe VMRO. Rreth kundërshtimeve për debatin liderja socialiste Ninova faktikisht nuk përjashtoi koalicion me patriotët, duke deklaruar se për socialistët partnerë të pamundshëm janë vetëm GERB-i dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Tani për tani patriotët përmbahen nga deklarata të qarta në këtë drejtim, por shënojnë se edhe GERB-i, edhe Partia Socialiste Bullgare kanë marrë elemente nga programet e tyre.
U arrit në situatën paradoksale që tri televizione të bëjnë prova për t’i zgjidhur kundërshtimet mes oponentëve kryesorë dhe ta bëjnë të mundshëm debatin. Pasi së pari përgatitën së bashku një rregullore për paraqitjen e debatit, Televizioni Kombëtar Bullgar, BTV dhe Nova u propozuan oponentëve që të zhvillohet ditën e mërkurë në mbrëmje së pari një debat me ekspertët dhe pas tij një debat mes liderëve, kurse në fund deklaruan se janë gati për ta transmetuar debatin “Ninova-Borisov” edhe në ndonjë ditë tjetër. Mirëpo, tani për tani nuk ka përgjigje nga partitë. Në vend që të ketë një debat mes liderëve, sot mediat transmetojnë deklarata të pjesshme paraelektorale. Kundërshtimet mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare i dhanë një start te keq fushatës paraelektorale dhe ripohon dyshimet për formimin e vështirë të qeverisë pas zgjedhjeve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..