Rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamente, të cilat u zhvilluan të dielën, akoma nuk ka, mirëpo të dhënat paraprake janë të mjaftueshme për të kuptohet se situata është tepër e paqartë.
Partia GERB, e cila qeveriste deri para pak kohe, përsëri është në vend të parë me një përparësi 5-6 përqindësh, jo siç parashikonin të dhënat paraprake sociologjike – në kuadrin e gabimit statistikor. Mirëpo detyra e GERB-it është më e ndërlikuar, sesa ishte më parë, duke pasur parasysh mungesën e partnerit të besueshëm – Bllokut të Reformatorëve në Legjislaturën e 44-të.
Partia Socialiste Bullgare ndodhet në vend të dytë dhe është e kënaqur për këtë se krahas zgjedhjeve të mëparshme parlamentare në vitin 2014 ka dyfishuar votat e saj. Rezultat i vrullit të saj që nga viti i kaluar ishte zgjedhja e kandidatit të përkrahur nga ajo Rumen Radev për President. Mirëpo në zgjedhjet e djeshme ky vrull nuk mjaftoi për t’i bërë socialistët të parët.
Koalicioni nacionalist “Patriotët e Bashkuar – Fronti Patriotik për Shpëtimin e Bullgarisë, “Ataka” dhe VMRO” është forca e tretë parlamentare duke tejkaluar Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë dhe duke ia hequr asaj rolin e balancuesit në politikën bullgare. Rezultatet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe “patriotëve” janë pothuaj të barabarta dhe kjo i siguron një pozitë të mirë Lëvizjes, posaçërisht duke pasur parasysh shfaqjen e forcës së re politike – DOST, e cila mori një pjesë të votave të turqve bullgarë, që zakonisht votojnë për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë.
Blloku i Reformatorëve, i cili pranohet nga shumë njerëz si forca më autentike e djathtë, tani për tani nuk fiton vende në Parlament. Gjërat do të ishin krejt të ndryshme në se ndaj rezultateve të Reformatorëve shtoheshin ato të Republikës së Re dhe Po, Bullgarisë – formacioneve të tjera të djathta. Mirëpo ato nuk arritën mirëkuptim për një pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje.
Në këtë situatë akoma të paqartë, forcat politike nuk nxitojnë të përcaktojnë veprimet e tyre të mëtejshme. Lideri i GERB-it Bojko Borisov akoma nuk ka thënë asgjë konkrete në lidhje me këtë se partia e tij do të jetë forca prijëse në Parlamentin e ri. Duke pasur parasysh deklaratat e lideres së Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova, se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me GERB për një koalicion të gjerë, Bojko Borisov do të drejtohet tek “Patriotët e Bashkuar” dhe partia “Volja”, duke krijuar një qeveri të qendrës së djathtë. Patriotët janë gati për qeverisje me GERB, po të arrijnë mirëkuptim për një program të përbashkët, lideri i partisë “Volja” Veselin Mareshki gjithashtu bëri që të kuptohet se është gati për veprime të tilla. Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë gjithashtu tregoi gatishmëri për dialog me GERB “në emër të stabilitetit të Bullgarisë” dhe shpreson se “GERB ka marrë mësime nga mandatet e tij të papërfunduara”.
Në se GERB-i nuk arrijë sukses në qeverisjen e një koalicioni eventual, përsëri në emër të stabilitetit Kornelia Ninova tha, se Partia Socialiste Bullgare gjithashtu është gati të formojë një qeveri. Akoma para zgjedhjeve patriotët pohuan, se mund të bëjnë koalicion me socialistët, Mareshki nga ana e vet komentoi se socialistët janë një partner më të parapëlqyer për partinë e tij. Në një zhvillim të tillë të situatës, Bullgaria do të ketë qeverisje të qendrës së majtë.
Në kushtet e paritetit midis GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare para zgjedhjeve analizatorët supozonin se mund të ndodhë edhe njëra edhe tjetra. Këtej e tutje gjërat do të zhvillohen në varësi nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, krijimi i Parlamentit të ri dhe procedurat kushtetuese për formimin e qeverisë. Aktualisht të gjithët shpresojnë se kjo do të ndodhë deri në fund të prillit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..