Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nuancat në art” – koncerte në zemrën e Sofjes së vjetër

БНР Новини
Foto: BGNES dhe ansambulsredets.com

“Nuancat në art” është një seri koncertesh kushtuar Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Në program janë përfshirë grupe, orkestra, kore, të cilat e zhvillojnë veprimtarinë e tyre krijuese në saje të instituteve kulturore bashkiake. Më 2 maj do të mbahet një koncert, ku do të marrë pjesë Orkestra Frymore e Sofjes me dirigjent Vasill Deliev dhe Ansambli Koreografik “Sredec”, me udhëheqës Iva Tërneva dhe Nikollaj Iliev. Shumica e aktiviteteve të projektit e grumbullojnë publikun në “Llargoto” në qendër të Sofjes. Më shumë hollësi na solli Lilia Tosheva, drejtoreshë e Institutit Kulturor Bashkiak “Sredec”:

Cikli prej spektaklesh dhe koncertesh është një projekt i ri i Drejtorisë “Kultura” pranë Bashkisë së Kryeqytetit dhe i instituteve kulturore bashkiake “Sredec”, “Iskër”, “Krasno Sello” dhe “Nadezhda”. Hyrja është e lirë për të gjithë. Ansamblet koreografike të Institutit Bashkiak Kulturor “Sredec” tashmë paraqitën një spektakël të përbashkët, u mbajtën edhe koncertet e orkestrës “Simfonieta” me dirigjent Svilen Simeonov, pjesa “Hirushja” e Studios Teatrale “Igra” (“Loja”), si dhe shumë aktivitete të tjera të instituteve të ndryshme kulturore. Projekti po vazhdon deri në fund të qershorit, kur mbaron edhe stina krijuese. Koncertet dhe spektaklet zhvillohen nën kupolën prej qelqi të “Llargoto”, pranë gërmimeve arkeologjike – atje ku “buron” historia mijëvjeçare e kryeqytetit tonë. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka shumë publik dhe njerëz të brezave të ndryshëm. Më bën përshtypje se aktivitetet vizitohen jo vetëm nga kryeqytetasit, por edhe nga mysafirët bullgarë dhe nga ata të huaj të Sofjes.”

Orkestra „Simfonieta”

Në saje të Institutit Kulturor Bashkiak “Sredec” zhvillojnë veprimtari të ndryshme dhjetëra grupe muzikore, koreografike, teatrale dhe për fëmijë. Më 7 maj ansamblet koreografike të Institutit Kulturor do të marrin pjesë në koncertin “Evropa po vallëzon”, i cili është pjesë e “Festivalit Muzikor Evropian”. Me rastin e Ditës së Evropës gjithashtu po përgatitet një program i posaçëm me titullin “Ngjyrat e Evropës”. Krahas koncerteve ka një përgatitje aktive për festivalin “Sofja po krijon”, i cili zhvillohet nën formën e konkursit. Instituti Kulturor Bashkiak “Sredec” e organizon këtë forum nga 16 deri në 19 maj. Atje konkurrojnë fëmijë dhe të rinj të moshave të ndryshme në kategori të ndryshme – folklor, balet, valle klasike dhe moderne etj. Gala koncerti do të jetë më 19 maj, në sallën e rinovuar të shtëpisë kulturore “Sredec”. Atëherë do të jetë dorëzimi i dekoratave të fituese në festivalin “Sofja po krijon”. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD