Në një ceremoni në Mitropolinë e Sofjes Patriku Bullgar Neofit pranoi si dhuratë nga Papa Françesku copëza të eshtrave të Shën Klimentit – peshkop të parë të Serdikës së lashtë dhe Papa të Romës, dhe të Shën Potitit – martir të Serdikës. Në dorëzim nuncio apostolik monsinjor Ansellmo Guido Pekorari theksoi, se eshtrat kthehen në trojet ku të dy shenjtorëve jetuan dhe ndiqnin veprën prej misionari të të dy vëllezërve të shenjtë Qirill dhe Metodij. Dhurata e shenjtë është një shenje për dëshirën e Papës të kërkojë dhe të luftë për unitetin e të krishterëve dhe për respektin e përbashkët, gjë që karakterizon marrëdhëniet midis Fronit të Shenjtë dhe Patrikanës Bullgare, shtoi monsinjor Pekorari. Në fjalinë falënderuese Patriku Neofit theksoi, se copëzat e eshtrave të shenjta të Shën Klimentit janë “urë shpirtërore midis Kishës Bullgare dhe Kishës së Romës, veprimtaria e të cilave shekuj me radhë ngroh zemrat e popullit bullgar dhe atij italian”. Reliktet e dhuruara do të ruhen në Kishën e Lashtë “Shën Sofija” në kryeqytet.
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..