Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Portali turistik i Varnës me vizion të ri për stinën verore

Foto: visit.varna.bg

Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.

Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria Lend" – një shëtitje përmes shekujve në zemër të Pravecit

Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..

botuar më 25-07-27 9.00.PD

Il Messaggero: Bullgaria është në top 10 destinacionet detare më të favorshme në Evropë

Bullgaria u shfaq në një klasifikim të botimit italian Il Messaggero, i cili rekomandon 10 nga destinacionet bregdetare më të përballueshme dhe me buxhet të ulët në kontinentin e vjetër. Vacanze al mare low cost in Europa: la top ten delle..

botuar më 25-07-26 9.00.PD
Fari i Shabllës

Fari i Shabllës hap dyert për vizitorët

Dita e Hapur e Farit të Shabllës do të zhvillohet sot, 25 korrik, njoftoi Bashkia e Shabllës. Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin farin më të vjetër funksional në bregdetin bullgar të Detit të Zi - të hyjnë në ndërtesën historike, të mësojnë..

botuar më 25-07-25 5.50.PD