Me një vizion krejtësisht të ri Portali turistik i Varnës tregon bukuritë e kryeqytetit tonë detar me rubrika interesante, fotografi dhe video. Informacioni paraqitet në 6 gjuhë: bullgarisht, anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ka rubrika të posaçme të cilat japin informacion për mënyrat e lëvizjes në dhe rreth qytetit, si dhe për mundësitë për sport.
Në “Itineraret turistike” ka të dhëna aktuale për xhirot e ardhshme në Varna me ciceronë, për itinerarin konkret dhe gjuhën përkatëse. Janë zhvilluar edhe modulet për krijimin e profileve të hoteleve, lokaleve, qendrave tregtare, dyqaneve, shërbimeve të transportit dhe të të gjitha veprimtarive të tjera që kanë të bëjnë me sektorin në fjalë.Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta..