Njerëzit kanë të drejtën e protestimit, por bllokimi i tërë qytetit nuk është i pranueshëm, deklaroi në eterin e televizionit BTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Me rastin e ditës së 21 të protestave në kryeqytet dhe bllokimit të disa prej udhëkryqeve ajo tha se Bullgaria është një shtet demokratik dhe çdonjëri e ka të drejtën e protestës, por nuk pranon bllokadat dhe provat për arrestime civile.
Sipas Zaharievës shoqëria civile është një prej korrigjuesve të pushtetit, por tashmë njerëzit në rrugë janë më pak sesa ishin në fillim të protestave.
Është e papërgjegjshme që 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare të kërkohen dorëheqje. Demokracia është zgjedhje në çdo katër vjet.Të rinjtë bullgarë nuk janë një shoqëri apatike apo e radikalizuar, por megjithatë po bëhen gjithnjë e më të pasigurt për perspektivat e tyre në fusha të ndryshme të jetës – kjo duket qartë nga një studim mbi të rinjtë në vendin tonë, të cilin një grup..
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..