Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi punë Presidenca bullgaro-maqedonase e Procesit të Berlinit

Foto: arkiv

Na vjen keq për pamundësinë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i afrojnë maksimalisht institucionet e tyre gjatë Presidencës së përbashkët bullgaro maqedonase të Procesit të Berlinit për shkak të shpërthimit të papritur të pandemisë së Covid-19. Këtë e tha ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov më 28 tetor gjatë mëngjesit të parë të punës të zhvilluar në kuadrin e Presidencës bullgaro-maqedonase, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.

Në prani të ambasadorëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Gjermanisë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani shprehu shpresë që iniciativa për lëvizje me karta identiteti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë ndër temat e takimit të ministrave të ekonomisë në kuadrin e Procesit të Berlinit në Sofje më 5 nëntor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev: Të gjithë eurodeputetët bullgarë janë të bashkuar për çështjen me RSM-në

Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Të gjitha..

botuar më 25-06-24 7.15.MD

Bullgaria shprehu solidaritet me viktimat e sulmit të përgjakshëm në Damask

Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..

botuar më 25-06-24 11.41.PD

Bullgaria po e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme

Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..

botuar më 25-06-23 10.02.PD