“Duam të japim një sinjal të fortë që BE e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonin ballkanik jo vetëm si pjesë gjeografike por edhe si jesë politike dhe ekonomike prej Evropës. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që sa më të shpejtë të integrohen në BE.” Këtë e tha për BNR eurodeputeti nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe nga grupi “Rinovoni Evropën” në Parlamentin Evropian Illhan Kyçyk. Ai organizoi një konferencë virtuale me temë “Ballkani Perëndimor pas vitit 2020: Vendimet dhe veprimet në kohën e pandemisë”.
Ballkani Perëndimor është prioritet për Komision Evropian në veprim që nga fillimi i mandatit të saj, tha gjatë forumit komisionari evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhej. “E ardhmja e rajonit është në BE – kjo është si në interes të tyre ashtu edhe në interesin tonë. Pakoja për Zgjerim 2020 të cilën e miratuam bashkë me Planin Ekonomik dhe Investues paraqes pasqyrë të detajuar të reformave me prioritet që mbeten në thelbin e procesit të aderimit në BE.
“Komisioni Evropian ka angazhim ndaj Ballkanit Perëndimor me financim të madh – qoftë si mjete falas, qoftë si hua – tha Illhan Kyçyk para BNR dhe rikujtoi, se shuma e ndarë nga Komisioni Evropian për periudhën e tanishme të krizës i barazohet 3.3 miliard eurosh. “BE e ka të qartë problemet e mëdha para Ballkanit Perëndimor të lidhura kryesisht me krizën demografike, Ikjen e trurit dhe pamundësinë që popullsia e re dhe aktive të mbetet në territorin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.
Konferenca në fjalë përkon me periudhën e tensionit të dukshëm midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet duhet të zbutin kontradiktat midis tyre deri më 10 nëntor kështu që para Maqedonisë së Veriut të hapet rruga e negociatave me BE-në. Para disa ditësh kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva në një brifing në Sofje tha se Bullgaria ende nuk është në gjendje të miratojë kornizën negociuese për Maqеdoninë e Veriut, pasi pala maqedonase shkel sistematikisht Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe krijon pengesa për investime bullgare dhe nuk bënë hapa për kapërcimin e gjuhës së urrejtjes.
Sipas illhan Kyçykut Brukseli e ka të vështirë të kuptojë bisedimet që zhvillohen midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Politika e zgjerimit ndihmon forcimin e pranisë së BE-së në skenën botërore. Ky është një investim gjeostrategjik në Evropën e qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar, tha lideri i Lëvizjes për të Drejta dhe liri Mustafa Karadajë, i cili ishte ndër pjesëmarrësit e konferencës. Ai tha se plani ekonomik dhe investues për rajon do të mobilizojë mjete për investime në transport, energjetikë, tranzicionin digjital dhe të gjelbër, fusha këto të cilët do të garantojnë rritjen e qëndrueshme dhe vende të punës.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: https: facebook.com/ilhan.kucuk.5
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..