Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella e mahnitshme ”Prohodna” dhe manastiret shkëmborе në zonën e Llukovitit

4
Foto: Veneta Nikollova

Nuk është për të besuar por është fakt! Sytë e zgjatur në formë bajame të shpellës “Prohodna” nuk janë një krijim njerëzor, siç mund t’u duket, por janë vepër e Nënës Natyrë. Përpara 68 milionë vjetëve ajo ka formuar dy hapjet drejt qiellit, sikur për të na treguar dhe kujtuar se, nuk jemi vetëm dhe se Zoti, ose ndokush tjetër na vëren dhe gjykon nga humnera, atje lartë. Asgjë e çuditshme, se e quajnë shpellën “Sytë e Zotit”.

Ky është një nga monumentet më të rëndësishme natyrore nëpër tokat tona. Gjendet afër qytetit Llukovit, i njohur si një rajon karstik me formime të shkëlqyera e mahnitëse shkëmbore në rrëzat e të cilit gjarpëron lumi Iskër.

Kuadro nga shpella do të gjeni në sajtet e njohura për udhëtime. Shpella “Prohodna” ka kryesuar jo një herë dhe klasifikimet botërore  për vende më të pëlqyera dhe të preferuara në planet. Dhe jo vetëm! Këtu në sfondin e dritareve qiellore gjithëpërfshirëse, janë xhiruar disa nga skenat më ndikuese të filmit bullgar “Koha e ndarjes”, si dhe prodhimi i Hollywoodit “Arratisja” me pjesëmarrjen e Colin Farrell dhe Ed Harris ose të filmit francez “ Versengetorix” të tjerë.

Shpella ”Prohodna” është e gjatë jo më shumë se 365 metra, kurse lartësia e harkut të saj është 56 metra. Ka dy hyrje - të madhe dhe të vogël, nga të cilat entuziastë të ndryshëm hidhen rregullisht me bungee. Kurse nëpër muret e saj “ngjiten” alpinistë.  Rastis që këngëtarë të operës të lëshojnë të lirë zërin e tyre dhe të mund të shijojnë akustikën e përsosur.

Gjurmët e para të pranisë njerëzore në shpellë datojnë akoma nga Periudha e Neolitit, kurse disa pohojnë se, ka qenë një tempull i lashtë  ose një observator astronomik. Por, një gjë është e sigurt-shpella “Prohodna” prej kohe ka qenë vend të një jete shpirtërore. Gjatë periudhës së Mesjetës shpella ka qenë pjesë nga përbërja e Manastirit vendas “Shën Hyjlindësja”, i cili përfshin dhe tempujt e vegjël e shkëmbinjve aty pranë.

Një shteg i ngushtë nga shpella të çon deri tek manastiri i vogël shkëmbor “Shën Marina”. Supozohet se është ndërtuar prej murgjve hesikastik në fund  të shekullit të 14 në vendin e një shenjtoreje antike. Në ditët tona manastiri përbëhet prej një oborr të vogël dhe një kishë fare të vogël por të mbajtur shumë mirë, të pikturuar nga jashtë prej krijuesve modernë me afreske të spikatshme nga Bibla.

Në rajonin e shpellës “Prohodna” lumi Iskër gjarpëron dhe formon një grykë piktoreske. Lart në shkëmbinjtë, ne vendin Gligor, gjendet manastiri “Shën Nikolla”. Supozohet se, e ka origjinën aty nga shekulli i 14. Deri në hyrjen e kishës shkëmbore me ndërtesat ndihmëse të ngjitura pranë të shpien 149 shkallë. Murgjit kanë përdorur shpellën e natyrshme dykatëshe që të formojnë dhomat e tyre. Vite të gjata manastiri “Shën Nikolla” ka qenë në rrënoja, por sot është rindërtuar nga vullnetarë vendas.

Mes vullnetarëve të cilët e administrojnë manastirin është dhe Ivan Ivanov: “Manastiri është nga viti 1300. E gjetëm në një gjendje të rëndë. Këtu nuk kishte asgjë. Këto shkallë mbi të cilat ju ecni, pllakat, ujë, çimento dhe çdo gjë tjetër, për 10 vjet është e ngjitur me dorë në një zinxhir të gjallë prej vullnetarëve. Pak nga pak, punojmë nga një-dy muaj në vit, që të mund ta çojmë deri në një pamje të përfunduar.”

Mbishkrimet murale të kishës datojnë nga shekujt 14 dhe 17 dhe ruhen  në Muzeun Historik në qytetin Lloveç. Në vendin e tyre ndriçojnë ikona të krijuara nga piktorë modernë, të cilët rikrijojnë jetën e Shën Nikollës.

Njerëzit vijnë këtu, që të ndezin një qiri dhe të shkruajnë lutjet e tyre të cilat ia drejtojnë shenjtorit në një libër të vënë posaçërisht për këtë qëllim. Nga kati i dytë  përpara vështrimeve tona të mahnitura, hapet një pamje nga e cila të pushojë zemra tek një nga gjarpëruat më të bukura të lumit Iskër dhe tek shkëmbinjtë e përtejmë, të cilët kanë strehuar shpellën “Prohodna”.

Nga kati i dytë, përpara syve tanë të mahnitur, shpaloset një pamje që të lë pa frymë te një nga kthesat më të bukura të Iskarit dhe te shkëmbinjtë përballë, të cilët strehojnë shpellën Prohodna.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa përballë saj është parkuar një “Çajka” sovjetike me grila kromi. Në afërsi të menjëhershme duket..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD