Gjatë vitit 1942 një nga muzetë më të mëdhenj shkencorë në botë - Muzeu i Shkencës dhe i Industrisë në Çikago (Chicago’s Museum of Science and Industry) filloi traditën të tregojë pemë të Krishtlindjeve, të dekoruara nga bashkësitë etnike në qytet. Për herë të parë një pemë bullgare e Krishtlindjes u prezantua gjatë vitit 2012. Sivjet Anna-Maria Buneva mori leje përsëri të zbukurohet një pemë bullgare.
“Gjithmonë kam dashur të popullarizoj Bullgarinë dhe 5 vjet me radhë pasi dhashë deklaratë për pjesëmarrje, erdhi dhe radha jonë të na ftojnë të përfshihemi. Për mua qe me rëndësi të bashkohemi dhe të marrin pjesë njerëz të njohur të komunitetit bullgar në Çikago, i cili është komuniteti bullgar më i madh në Shtetet e Bashkuara. Organizimi dhe zbukurimi i pemës janë më të rëndësishmet, duhet të krijojmë një përshtypje të mirë, që të shpresojmë të jemi një pjesë e kësaj ngjarjeje të përvitshme edhe në të ardhmen” – thotë Anna-Maria Buneva.
Një vend qendror në Muze zë një pemë e madhe e Krishtlindjes, kurse rreth saj janë renditur 40 pemë më të vegjël të komuniteteve të ndryshme në Çikago, të cilët prezantojnë kulturën dhe traditat e veta lidhur me Krishtlindjen. Pema bullgare dallohet me pasurinë e zbukurimit.
“Ideja ime qe që zbukurimi i pemës të jetë krejtësisht në stilin popullor, me ornamente tradicionale, karakteristike për traditat tona - tregon iniciatorja. Mendoj se ky stil është shumë i përshtatshëm, meqenëse përbën dhe prezanton stilin dhe kulturën tonë. Pema bullgare ndriçon me larmi prej ornamenteve origjinale të punuara me dorë, të cilat ilustrojnë tradita të lashta unikale bullgare. Këtu do të gjeni magjinë e të gjithë Bullgarisë në simbolet e punuara e të zgjedhura me mjeshtëri.“
Nën pemë janë të vendosura figura me veshje popullore, pogaçe, kukerë dhe sende të tjera. Çfarë do që të tregojë përmes tyre komuniteti bullgar në Çikago?
“Ideja qe që të përmendim për traditën tonë të krishterë Bëdni Veçer, /Nata e Buzmit/ për kolendrat, survaçkat/ thupra të zbukuruara thane/ madje dhe për veroret - përgjigjet Anna-Maria Buneva. Buka dhe kukullat me veshje popullore nën pemë janë të punuara në dorë prej bullgareve në Çikago. Kukeri origjinal është i lidhur me një traditë tjetër bullgare me një prejardhje trake. Që të gjitha këto janë të lidhura me traditat dhe me trashëgiminë tonë kulturore dhe janë të përshkruara dhe në gjuhën angleze, që të mund të dinë njerëzit se çfarë përbëjnë në fakt dhe se përse janë të përfshira në zbukurimin e pemës bullgare”.
Menjëherë bën përshtypje se maja e pemës sonë nuk është e zbukuruar me yll, siç kanë bërë pjesëmarrësit e tjerë. Por, atëherë çfarë ka aty?
“Atje vendosëm të jetë një gjë tipike bullgare - survaçka, e cila është një pjesë nga tradita bullgare, e lidhur me pritjen e Vitit të Ri - shpjegon Anna-Maria Buneva. Populli ynë ka besuar se ajo ka një forcë magjike të ruajë nga fatkeqësitë dhe të sjellë shëndet dhe jetë të gjatë. Survaçkën e punoi një bashkatdhetare këtu, e cila është etnografe, dhe kjo me të vërtetë e bën majën mjaft më të veçantë nga të tjerat”.
Për shkak të pandemisë nga Covid-19 sivjet programi festiv në muze është i anuluar. Gjatë 6 vjetëve të fundit, një pjesë e pandarë prej tij është ansambli “Horo”, i cili përveç trashëgimisë folklorike bullgare, prezanton traditat e vallëzimit dhe të grupeve të tjera etnike.
“Vallet tona folklorike gjithmonë pëlqehen dhe fitojnë simpatitë dhe duartrokitjet e publikut nga e gjithë bota - me krenari tregon Anna-Maria Buneva. Drejtuesja e grupit “Horo” Irinka Goçeva me kënaqësi u përfshi në këtë projekt, që të mund të prezantojmë bashkë dhe denjësisht Bullgarinë. Do të mundohemi ta arrijmë përmes një peme unikale krishtlindëse të zbukuruar bullgare, e cila të duket shkëlqyeshëm dhe çdo vit të bëhet gjithnjë e më e bukur”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: të ofruara nga komuniteti bullgar në Çikago
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..