Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mizoritë mbi kafshët në Bullgari mbeten të pasanksionuara

Na duhen urgjentisht masa politike për të ndaluar krimet

Foto: arkiv

Në ditët rreth Pashkëve, një sadist me pushkë gjuetie argëtohej me tytë të drejtuar. Macja Milla, shtatzënë me katër fëmijë, mbarti një plumb dhe mbijetoi për çudi. Për një javë të tërë, njerëzit kalonin pranë kafshës së plagosur dhe të palëvizshme, duke refuzuar për të dhënë ndonjë ndihmë, madje edhe ushqim ose ujë.

Fatkeqësisht, historia e maces Milla nuk është e vetmja. Disa ditë më parë, maçoku Slijpi - e qëlluar dhe e zvarritur në rrugë me një plagë për të paktën dhjetë ditë, u pa aksidentalisht nga shpëtimtari i tij. Ashtu si Milla, Slijpi nuk ka gjetur një person për ta ndihmuar atë për ditë me radhë.

“Shoqëria jonë nuk ka asnjë lidhje me kafshët ose ajo është shumë e dobët - konstaton avokatja Valentina Kamenarska. – Është koha që shteti të ndërhyjë dhe të miratojë një pako gjithëpërfshirëse të masave politike në mënyrë që ajo që po ndodh të ndalet menjëherë. Nëse ndonjë incident i ngjashëm, karakteristik vetëm për botën e tretë, po ndodh në ndonjë shtet tjetër evropian, ai do të provokojë një skandal të madh dhe do të çojë në një hetim serioz, botime të hollësishme dhe dënim publik. Përderisa tek ne njerëzit vazhdojnë të argëtohen duke qëlluar kafshë.”

Sipas avokatit e vetmja gjë e cila mund të provokojë reagimin e pushtetarëve është vala e pakënaqësisë civile. Tani njerëzit mund të ndihmojnë raste të veçanta, por ata nuk mund të zëvendësojnë zoo-policinë jo efektive dhe mungesën e angazhimit emocional të kësaj policie, të cilat nganjëherë në vendbanimet e vogla rezultojnë të jenë vetë autorët e krimeve.

“Nuk ka asnjë organ kontrollues, i cili të respektojë politikën e konfirmuar – vazhdon Valentina Kamenarska. Dhe megjithëqë në Kodin Penal ka një nenë sipas të cilit sjellja sadiste ndaj kafshëve konsiderohet si krim, ato u përjashtuan nga regjistri  i numrit të telefonit 112 në kundërshtim të të gjitha ligjeve. Nuk është e mundur që një akt të jetë krim dhe në të njëjtën kohë organet policore të mos jenë të angazhuar të vijnë në vend për të mbledhuar të dhënat dhe për të hetuar!”

Tani për tani bëtaja për të ndaluar mizoritë mbi kafshët zhvillohet kryesisht nga shtetas të veçantë dhe nga përfaqësues të organizatave joqeveritare. Këshilli i tyre është në se do të hasim ndonjë kafshë të keqtrajtuar të çojmë atë në klinikë dhe të japin sinjal për këtë në prokurori.

Më shumë gjasa, se ky sinjal nuk do të çojë në asgjë, sepse armët e përdorura për të shtënë në kafshë nuk i nënshtrohen ekspertizës balistike – shpreh skepticizëm avokatja Kamenarska. – Edhe prokuroria ndodhet largë vendbanimit përkatës, sepse mizoritë shpesh bëhen në vendbanimet më të vogla. Mirëpo, nëse policia dëshiron shumë shpejtë mund të zbulojë se kush është autori i krimit. Tani njerëzit çfarëdo që të bëjnë – përderisa shteti nuk punon përpjekjet e tyre do të mbeten të kota.”

Nëse dëshiron shteti mund të kthejë mendimin e njerëzve brenda një dite, është e bindur Valentina Kamenarska. Dhe si shembull ajo jep fillimin e epidemisë Covid, kur vetëm për një ditë na u desh të vëmë maska na pëlqente, apo jo. “Prandaj edhe ne si shoqëri, nëse nuk mund të riedukohemi nga familja, shteti është ai që duhet ta bëjë atë shumë shpejtë” – përfundon ajo.

Përpilues: Diana Cankova (Sipas intervistës së Ljubomira Konstantinova me avokaten Valentina Kamenarska – Programi “Hristo Boteb”, BNR)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ Valentina Kamenarska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD