Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

110 pacientë të rinj në spital me Covid-19

Foto: BGNES

1301 raste të koronavirusit janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 29 690 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 4.4% e mostrave janë me rezultat pozitiv. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 270, në Plovdiv - 182 dhe në Veliko Tërnovo - 88. 1658 pacientë janë shtruar në spital. 145 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. 32 persona vdiqën ndërsa 246 u shëruan në harkun e shënuar kohor. 15 757 janë raste aktive. Dje u dhanë 9 143 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në më shumë se 2.1 milion. 1 079 266 persona janë imunizuar me të dyja dozat.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD