Kandidati për President të Republikës Rumen Radev fiton raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke dalë me 34 % përpara kandidatit tjetër – Anastas Gerxhikov. Këtë e tregojnë rezultatet e Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partneri mediatik i BNR, në orën 20.00 më 21 nëntor 2021.
Çifti i kandidatëve për President dhe Nënpresident Rumen Radev – Ilijana Jotova merr 65.8 % të votave. Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva merr mbështetje nga 31.4 % e votuesve, sipas agjencisë sociologjike.
Sipas sondazheve, edhe Radev, edhe Gerxhikov kanë marrë më shumë vota nga bullgarët që punojnë: Radev - 66% dhe Gerxhikov - 65%.
37% e atyre që votuan në raundin e dytë për Rumen Radev, në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar kanë mbështetur "Po e vazhdojmë ndryshimin", 24% - "BSP për Bullgarinë", dhe 10% - "Ka një popull të tillë".
63% e atyre që mbështetën në balotazh Anastas Gerxhikov, në zgjedhjet parlamentare kanë votuar për GERB-SDS, 13% për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe 7% për forcën e re parlamentare - "Po e vazhdojmë ndryshimin".Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Të gjitha..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë..