Kandidati për President të Republikës Rumen Radev fiton raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke dalë me 34 % përpara kandidatit tjetër – Anastas Gerxhikov. Këtë e tregojnë rezultatet e Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partneri mediatik i BNR, në orën 20.00 më 21 nëntor 2021.
Çifti i kandidatëve për President dhe Nënpresident Rumen Radev – Ilijana Jotova merr 65.8 % të votave. Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva merr mbështetje nga 31.4 % e votuesve, sipas agjencisë sociologjike.
Sipas sondazheve, edhe Radev, edhe Gerxhikov kanë marrë më shumë vota nga bullgarët që punojnë: Radev - 66% dhe Gerxhikov - 65%.
37% e atyre që votuan në raundin e dytë për Rumen Radev, në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar kanë mbështetur "Po e vazhdojmë ndryshimin", 24% - "BSP për Bullgarinë", dhe 10% - "Ka një popull të tillë".
63% e atyre që mbështetën në balotazh Anastas Gerxhikov, në zgjedhjet parlamentare kanë votuar për GERB-SDS, 13% për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe 7% për forcën e re parlamentare - "Po e vazhdojmë ndryshimin".Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..