Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Μë 6 dhjetor të gjithë nxënësit bullgarë kthehen në shkollë

| rinovuar më 21-12-02 3.07.MD
Ministri Kacarov
Foto: BGNES

Nga 6 dhjetori të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12-të do të kthehen në shkollë, njoftoi ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov. Ata do të testohen një herë në javë me testet e disponueshme.

“Ekspertët janë të mendinit se në vend të testimit të dyfishtë, nxënësit mund të testohen një herë në fillim të javës”, tha Ministri. Sëmundshmëria tek fëmijët nën 19 vjeç është jashtëzakonisht e ulët. Përqindja e testeve pozitive në shkollat gjatë dy javëve të fundit është shumë e ulët, shtoi Kacarov.

Nëse gjysma e nxënësve në klasë nuk janë dakord të testohen, fëmijët mund të mësojnë online.

Ndërkohë Ministria e Arsimit bëri të ditur se që të kthehen të gjithë nxënësit në klasë më 6 dhjetor ka nevojë për mbi 150 teste suplementare, madje të testohen vetëm një herë në javë. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD