Prokuroria e qytetit të Sofjes ka refuzuar të fillojë një procedim paraprak kundër ish-Kryeministrit Bojko Borisov për deklaratën e tij për vaksinat e skaduara kundër Covid. Prokurorisë iu drejtua ish-Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për shkak të një deklarate të Borisovit, të cilën Kacarovi e cilësoi si një lajm të rremë.
“E imunizojnë popullatën me vaksina të skaduara – Pfizer. Afati i tyre i skadimit është deri më 30 shtator. Ata e kanë zgjatur atë, por roli i një vaksine është të jetë i sigurt dhe efektiv”, tha Borisov për mediat. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se afati i skadimit të një flakoni të ngrirë të vaksinës është zgjatur nga 6 në 9 muaj nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Analiza e Prokurorisë ka treguar se deklarata e ish-Kryeministrit nuk është krim.55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e Agjencisë “Trend”, njofton BGNES. 59% e të anketuarve e miratojnë iniciativën e presidentit Rumen Radev..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i postuar në Facebook drejtuar kryeministrit, ministrave të financave dhe shëndetësisë, avokatit të..
Parlamenti Evropian hapi një procedurë mbi kërkesën e autoriteteve belge për heqjen e imuniteteve të pesë eurodeputetëve, përfshirë ish-kryetarin e Kuvendit Popullor Nikolla Minçev nga “Rinovo Evropën”, njoftoi BTA. Kërkesa lidhet me një hetim mbi..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..