Prokuroria e qytetit të Sofjes ka refuzuar të fillojë një procedim paraprak kundër ish-Kryeministrit Bojko Borisov për deklaratën e tij për vaksinat e skaduara kundër Covid. Prokurorisë iu drejtua ish-Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për shkak të një deklarate të Borisovit, të cilën Kacarovi e cilësoi si një lajm të rremë.
“E imunizojnë popullatën me vaksina të skaduara – Pfizer. Afati i tyre i skadimit është deri më 30 shtator. Ata e kanë zgjatur atë, por roli i një vaksine është të jetë i sigurt dhe efektiv”, tha Borisov për mediat. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se afati i skadimit të një flakoni të ngrirë të vaksinës është zgjatur nga 6 në 9 muaj nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Analiza e Prokurorisë ka treguar se deklarata e ish-Kryeministrit nuk është krim.Bullgaria vazhdon të insistojë për 5 pikë për kalimin e Danubit. Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov para komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ai u pyet nëse pret që..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, njoftoi Ministria e Jashtme. Georgiev shprehu..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°. Në Sofje, do të jetë rreth 8°. Gjatë ditës , nga perëndimi në lindje, do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në vende të izoluara në rajonet perëndimore para mesditës,..
Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..