Prokuroria e qytetit të Sofjes ka refuzuar të fillojë një procedim paraprak kundër ish-Kryeministrit Bojko Borisov për deklaratën e tij për vaksinat e skaduara kundër Covid. Prokurorisë iu drejtua ish-Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për shkak të një deklarate të Borisovit, të cilën Kacarovi e cilësoi si një lajm të rremë.
“E imunizojnë popullatën me vaksina të skaduara – Pfizer. Afati i tyre i skadimit është deri më 30 shtator. Ata e kanë zgjatur atë, por roli i një vaksine është të jetë i sigurt dhe efektiv”, tha Borisov për mediat. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se afati i skadimit të një flakoni të ngrirë të vaksinës është zgjatur nga 6 në 9 muaj nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Analiza e Prokurorisë ka treguar se deklarata e ish-Kryeministrit nuk është krim.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..