Mijëra njerëz nga i gjithë vendi iu bashkuan një proteste kombëtare kundër Certifikatës së Gjelbër dhe masave anti-epidemike, organizuar nga Partia “Vëzrazhdane”. Të pakënaqurit bllokuan lëvizjen në bulevardin qendror “Car Osvoboditell”. Dhe për momentin janë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Tensionet mes protestuesve dhe policisë dhe xhandarmërisë që i ruanin u përshkallëzuan pas thirrjeve nga folësit dhe organizatorët për të sulmuar Parlamentin. Korrespondentët e BNR-së raportuan se turma ka depërtuar kordonin e policisë dhe ndodhet përpara hyrjes kryesore të ndërtesës historike.
“Kjo që po ndodh sot është vetëm fillimi i një procesi që nuk mund të ndalet, sepse ne jemi bullgarë krenarë dhe po luftojmë jo vetëm për ne, por për fëmijët tanë, sepse ajo që kemi në këtë moment është një fashizëm shëndetësor. Është koha që të mbrojmë të drejtat tona. Rroftë Bullgaria!”, tha Conço Gançev, nënkryetar i grupit parlamentar “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”), para një turme prej mijërash.
Gjatë aksioneve të protestës është parandaluar tentativa për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor, në të cilin janë lënduar tetë policë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Pak para fillimit të protestës, deputetët kanë marrë instruksione për t’u larguar shpejt nga godina e Kuvendit Popullor.
“Sot, në ditën kur kemi numrin maksimal të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, të flitet për protestë kundër masave mbrojtëse dhe certifikatës së gjelbër është një paradoks dhe çmenduri kriminale”, tha për BGNES virologia bullgare, Prof. Radka Argirova. Sipas saj, organet kompetente ligje-zbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi organizatorët e protestave të tilla.
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...
Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..