Bullgaria po negocion me Greqinë për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor në territorin bullgar. Ai do të përdoret edhe nga fqinjët me një kontratë afatgjatë 20-vjeçare. Është duke u saktësuar se ku do të ndërtohet, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev për Nova TV. Ai e përshkroi projektin si pjesë të masave të pavarësisë energjetike. Centrali do të ndërtohet shpejt nëse ka një blerës që është i gatshëm të blejë energji elektrike.
Po zhvillohen bisedime edhe për blerjen nga Bullgaria të një pjese të portit të Aleksandropolis, tha Vasilev.Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..