Qeveria propozon kompensim 80% për çmimet e larta të energjisë elektrike në maj dhe qershor, për shumën mbi 100 euro për një megavat. Për gazin natyror kompensimi do të jetë 100% për rritjen në maj, njoftoi qeveria në një konferencë pas takimit me punëdhënësit dhe sindikatat. Kompensimi për biznesin do të automatizohet për muajin korrik dhe më tej. Kjo do të ndodhë edhe përmes ndryshimeve ligjore, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov.
Ne mbetemi gati për të protestuar, por tani protesta është e pabazë. Kërkesat e punëdhënësve për çmimin e energjisë i konsiderojmë të përmbushura, tha Vasill Velev, kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial.Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..