Nga data 26 qershor deri më 3 korrik qyteti Bansko po përgatitet të presë qindra nomadë digjitalë si dhe njerëz të cilët punojnë në distancë nga e gjithë bota, që të mund të festojnë lirinë dhe mënyrën e pavarur të punës dhe të jetës.
Në vazhdim të 7 ditëve pjesëmarrësit në Bansko Nomad Fest do të kenë mundësinë të dëgjojnë rreth 70 lektorë interesantë, të përfshihen në një varg seminaresh dhe të ndajnë historitë e veta. Sivjet, temat e ngjarjes prekin tregtinë elektronike, krijimin e një online kursi personal, arritjen e suksesit në Youtube, mbledhjen e fondeve, fotografinë e mallrave dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për nomadët digjitalë.
Jashtë programit të punës, organizatorët e Bansko Nomad Fest kanë parashikuar dhe një varg aktivitetesh në të hapur. Mes tyre janë kalime në malin Pirin, rafting, çiklizëm malor, degustime verërash dhe mundësi të tjera për të larmuar punën në distancë të nomadëve me argëtim në natyrë.
Ngjarja për njerëzit, profesionet e të cilëve lejojnë punë nga kudo në botë, e nisur në vitin 2020, arriti të tërheqë qindra pjesëmarrës, madje gjatë pandemisë, thonë organizatorët.Gjatë vitit 2021 aktiviteti tërhoqi mbi 300 nomadë digjital nga e gjithë bota.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Coworking Bansko dhe Bansko Nomad Fest
Udhëtimet me lokomotiva me avull, të cilat BDZ (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) i organizon me raste të ndryshme dhe festa për dashamirësit e trenave të vjetër, u bënë traditë. Treni që fishkëllen, që lëshon shumë avull dhe tym dhe bilbili i tij i..
Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë..
Festivali i Trashëgimisë Antike "Shqiponja e Danubit" do të zhvillojë edicionin e tij më ambicioz deri më tani - "Legjionet e Mizisë", nga 13 deri më 15 qershor në tre fortesa antike në territorin e Qarkut të Plevenit. Këto janë fortesa..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të..