Folklori tradicional i Bullgarisë Perëndimore do të oshtijë lëndinat pranë Manastirit “Shenjtor Kozma dhe Damjan” në afërsi të fshatit Giginci, në rajonin e qytetit Breznik. Herën e katërt me radhë Tubimi Folklorik “Në zemrën e Graovos” do të jetë një skenë për shfaqjen e interpretuesve, ekzekutuesve dhe grupeve profesionistë dhe amatorë që interpretojnë kryesisht folklorin e rajonit Graovo, me pjesëmarrje të veçantë të Ansamblit “Filip Kutev”.
Blegtoria është mënyra kryesore e jetesës në rajonin e Graovos (kështu njihet territori i luginës përreth qyteteve Breznik dhe Pernik në pjesën perëndimore të Bullgarisë) dhe pronarët e racave vendase do t’i tregojnë arritjet e tyre me kafshët më të mira nga tufat e tyre. Prodhues vendas të bulmetrave do të demonstrojnë gamën e pasur të prodhimit të tyre dhe bletarët nga rajoni do të ofrojnë mjaltë organik.
Mysafirët e manastirit do të mund të marrin pjesë në Punishten “Tingulli i Kambanave” dhe do të provojnë vetë se si bien kambanat e manastirit.
Ideja është që ngjarja të ringjallë frymën e gëzimit kombëtar, takimet familjare, festat e fshatit - siç mblidheshin bullgarët në të kaluarën, por edhe për të mbështetur turizmin në rajonin e qytetit Pernik.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..
Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..
Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..