Për shkak të rritjes së fluksit të migrantëve, një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme u shpall në një pjesë të rajoneve të qyteteve Burgas, Haskovo dhe Jamboll, tha në Mallko Tërnovo, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm Ivan Demerdzhiev. Kjo do të lehtësojë procedurat për riparimin urgjent të rrugëve pyjore që çojnë në kufi.
Për shkak të presionit të shtuar të fluksit të migrantëve, guvernatori rajonal i qytetit Haskovo, Minko Angellov, vendosi një gjendje të pjesshme të jashtëzakonshme në komunat Svilengrad dhe Topollovgrad. Regjimi është në fuqi deri më 29 shtator. Qëllimi është të shmangen “humbjet e jetës njerëzore, dëme të konsiderueshme në pronën e popullsisë dhe në ekonomi, si dhe dëmtime në mjedis” përgjatë kufirit turko-bullgar, theksohet në arsyet.
Sipas Ministrisë së Brendshme, nga fillimi i vitit 2022 deri më 18 shtator, 103 998 persona tentuan të hyjnë ilegalisht në Bullgari nga Turqia. Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja ishte 3.4 herë. Vetëm për javën e tanishme, 5864 emigrantë sulmuan kufirin, dhe javën e kaluar ishin 5254.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..