Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendrat e votimit jashtë vendit janë gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Ministri Nikollaj Millkov
Foto: BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, kanë kryer të gjitha veprimet për përgatitjen e votimit. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një konferencë të sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Sipas Millkovit, resurset i tejkalojnë kapacitetet e përfaqësive konsullore dhe për këtë Ministria e Punëve të Jashtme mbështetet edhe në komunitetet bullgare jashtë vendit. Bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të votojnë në 755 qendra votimi në 62 shtete. Për sa i përket votimit me makineri, ai është parashikuar në 300 seksione - në 238 do të ketë 2 makineri, në 62 seksione 1 makinë. Janë transportuar 538 makina, 22 më shumë se vitin e kaluar, theksoi ministri Millkov.

Ai shtoi se 755 komplete fletëvotimi me mbi 600 mijë fletë votimi, me një peshë totale prej 5 tonësh e gjysmë, janë dërguar jashtë vendit, të cilat janë dorëzuar me korrierë dhe DHL në seksionet e largëta.

Javën e kaluar janë mbajtur trajnime për anëtarët e komisioneve zgjedhore për personat e emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kështu, në çdo seksion duhet të ketë 1 përfaqësues të shtetit, i cili është njohur me procesin dhe kodin zgjedhor, dhe mund të monitorojë respektimin e rregulloreve. Ministri Milkov përkujtoi se në ueb faqen e ministrisë janë të publikuara edhe adresat e seksioneve jashtë vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stara Zagora pret Chef's Food Park

Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..

botuar më 25-02-08 6.30.PD

Festivali " Rrushi i Artë " mbledh edhe njëherë prodhuesit dhe dashamirët e verës së Mellnikut

Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..

botuar më 25-02-08 5.25.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...

botuar më 25-02-07 7.35.MD