Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, kanë kryer të gjitha veprimet për përgatitjen e votimit. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një konferencë të sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Sipas Millkovit, resurset i tejkalojnë kapacitetet e përfaqësive konsullore dhe për këtë Ministria e Punëve të Jashtme mbështetet edhe në komunitetet bullgare jashtë vendit. Bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të votojnë në 755 qendra votimi në 62 shtete. Për sa i përket votimit me makineri, ai është parashikuar në 300 seksione - në 238 do të ketë 2 makineri, në 62 seksione 1 makinë. Janë transportuar 538 makina, 22 më shumë se vitin e kaluar, theksoi ministri Millkov.
Ai shtoi se 755 komplete fletëvotimi me mbi 600 mijë fletë votimi, me një peshë totale prej 5 tonësh e gjysmë, janë dërguar jashtë vendit, të cilat janë dorëzuar me korrierë dhe DHL në seksionet e largëta.
Javën e kaluar janë mbajtur trajnime për anëtarët e komisioneve zgjedhore për personat e emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kështu, në çdo seksion duhet të ketë 1 përfaqësues të shtetit, i cili është njohur me procesin dhe kodin zgjedhor, dhe mund të monitorojë respektimin e rregulloreve. Ministri Milkov përkujtoi se në ueb faqen e ministrisë janë të publikuara edhe adresat e seksioneve jashtë vendit.Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..