Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, kanë kryer të gjitha veprimet për përgatitjen e votimit. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një konferencë të sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Sipas Millkovit, resurset i tejkalojnë kapacitetet e përfaqësive konsullore dhe për këtë Ministria e Punëve të Jashtme mbështetet edhe në komunitetet bullgare jashtë vendit. Bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të votojnë në 755 qendra votimi në 62 shtete. Për sa i përket votimit me makineri, ai është parashikuar në 300 seksione - në 238 do të ketë 2 makineri, në 62 seksione 1 makinë. Janë transportuar 538 makina, 22 më shumë se vitin e kaluar, theksoi ministri Millkov.
Ai shtoi se 755 komplete fletëvotimi me mbi 600 mijë fletë votimi, me një peshë totale prej 5 tonësh e gjysmë, janë dërguar jashtë vendit, të cilat janë dorëzuar me korrierë dhe DHL në seksionet e largëta.
Javën e kaluar janë mbajtur trajnime për anëtarët e komisioneve zgjedhore për personat e emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kështu, në çdo seksion duhet të ketë 1 përfaqësues të shtetit, i cili është njohur me procesin dhe kodin zgjedhor, dhe mund të monitorojë respektimin e rregulloreve. Ministri Milkov përkujtoi se në ueb faqen e ministrisë janë të publikuara edhe adresat e seksioneve jashtë vendit.Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..