Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, kanë kryer të gjitha veprimet për përgatitjen e votimit. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një konferencë të sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Sipas Millkovit, resurset i tejkalojnë kapacitetet e përfaqësive konsullore dhe për këtë Ministria e Punëve të Jashtme mbështetet edhe në komunitetet bullgare jashtë vendit. Bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të votojnë në 755 qendra votimi në 62 shtete. Për sa i përket votimit me makineri, ai është parashikuar në 300 seksione - në 238 do të ketë 2 makineri, në 62 seksione 1 makinë. Janë transportuar 538 makina, 22 më shumë se vitin e kaluar, theksoi ministri Millkov.
Ai shtoi se 755 komplete fletëvotimi me mbi 600 mijë fletë votimi, me një peshë totale prej 5 tonësh e gjysmë, janë dërguar jashtë vendit, të cilat janë dorëzuar me korrierë dhe DHL në seksionet e largëta.
Javën e kaluar janë mbajtur trajnime për anëtarët e komisioneve zgjedhore për personat e emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kështu, në çdo seksion duhet të ketë 1 përfaqësues të shtetit, i cili është njohur me procesin dhe kodin zgjedhor, dhe mund të monitorojë respektimin e rregulloreve. Ministri Milkov përkujtoi se në ueb faqen e ministrisë janë të publikuara edhe adresat e seksioneve jashtë vendit.Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..