Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, kanë kryer të gjitha veprimet për përgatitjen e votimit. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një konferencë të sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Sipas Millkovit, resurset i tejkalojnë kapacitetet e përfaqësive konsullore dhe për këtë Ministria e Punëve të Jashtme mbështetet edhe në komunitetet bullgare jashtë vendit. Bashkatdhetarët tanë jashtë vendit do të votojnë në 755 qendra votimi në 62 shtete. Për sa i përket votimit me makineri, ai është parashikuar në 300 seksione - në 238 do të ketë 2 makineri, në 62 seksione 1 makinë. Janë transportuar 538 makina, 22 më shumë se vitin e kaluar, theksoi ministri Millkov.
Ai shtoi se 755 komplete fletëvotimi me mbi 600 mijë fletë votimi, me një peshë totale prej 5 tonësh e gjysmë, janë dërguar jashtë vendit, të cilat janë dorëzuar me korrierë dhe DHL në seksionet e largëta.
Javën e kaluar janë mbajtur trajnime për anëtarët e komisioneve zgjedhore për personat e emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme. Kështu, në çdo seksion duhet të ketë 1 përfaqësues të shtetit, i cili është njohur me procesin dhe kodin zgjedhor, dhe mund të monitorojë respektimin e rregulloreve. Ministri Milkov përkujtoi se në ueb faqen e ministrisë janë të publikuara edhe adresat e seksioneve jashtë vendit.Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..