Prokuroria turke nisi hetimet në lidhje me ngjarjen në kufirin bullgaro-turk, ku humbi jetën një polic kufitar bullgar.
Sulmuesi është arrestuar. Këtë e shpalli para BNT ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Aylin Sekizkök. Ekspertët turq po punojnë mbi të gjitha versionet e mundshme. Megjithatë, duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri gjatë trafikimit të refugjatëve apo arsyeja është e ndryshme, shtoi ambasadorja dhe theksoi se deri më tani nuk ka pasur raste të ngjashme përgjatë kufirit.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov tha për bTV se autoritetet turke kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona - kryesi i dyshuar dhe ndihmësi i tij, të cilët nuk janë shtetas turq.
"Ne do të kërkojmë që këta dy persona të ekstradohen dhe të gjykohen në vendin tonë. Po konstatohet se kush janë ata. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë turke", tha Sarafov. Sipas tij, mund të bëhet fjalë edhe për trafik droge.Që nga fillimi i vitit ka një tendencë të reduktimit të aksidenteve rrugore në territorin e Sofjes, si dhe të numrit të viktimave dhe të plagosurve në to, krahasuar me vitin 2024 – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, komisari Nikollaj..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..
Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..