Prokuroria turke nisi hetimet në lidhje me ngjarjen në kufirin bullgaro-turk, ku humbi jetën një polic kufitar bullgar.
Sulmuesi është arrestuar. Këtë e shpalli para BNT ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Aylin Sekizkök. Ekspertët turq po punojnë mbi të gjitha versionet e mundshme. Megjithatë, duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri gjatë trafikimit të refugjatëve apo arsyeja është e ndryshme, shtoi ambasadorja dhe theksoi se deri më tani nuk ka pasur raste të ngjashme përgjatë kufirit.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov tha për bTV se autoritetet turke kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona - kryesi i dyshuar dhe ndihmësi i tij, të cilët nuk janë shtetas turq.
"Ne do të kërkojmë që këta dy persona të ekstradohen dhe të gjykohen në vendin tonë. Po konstatohet se kush janë ata. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë turke", tha Sarafov. Sipas tij, mund të bëhet fjalë edhe për trafik droge.Të premten do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re shiu dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive - të konsiderueshme në Rrafshinën e Danubit, në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në..
Më shpesh, punëtorët e huaj në Bullgari punojnë në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe transportit. Këtë e deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare Atanas Kacarçev, kryeekonomist i Sindikatës “Podkrepa”. Sipas tij, për shkak të mungesës së personelit..
Një delegacion bullgar, i udhëhequr nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, është për vizitë në Vatikan dhe Romë më 22 dhe 23 maj 2025. Gjatë vizitës, që tradicionalisht mbahet në prag të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi,..
Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..
Banorët e Sofjes po protestojnë sot kundër dy sindikatave më të mëdha, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare. Demonstrata e tyre do të zhvillohet..