Prokuroria turke nisi hetimet në lidhje me ngjarjen në kufirin bullgaro-turk, ku humbi jetën një polic kufitar bullgar.
Sulmuesi është arrestuar. Këtë e shpalli para BNT ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Aylin Sekizkök. Ekspertët turq po punojnë mbi të gjitha versionet e mundshme. Megjithatë, duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri gjatë trafikimit të refugjatëve apo arsyeja është e ndryshme, shtoi ambasadorja dhe theksoi se deri më tani nuk ka pasur raste të ngjashme përgjatë kufirit.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov tha për bTV se autoritetet turke kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona - kryesi i dyshuar dhe ndihmësi i tij, të cilët nuk janë shtetas turq.
"Ne do të kërkojmë që këta dy persona të ekstradohen dhe të gjykohen në vendin tonë. Po konstatohet se kush janë ata. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë turke", tha Sarafov. Sipas tij, mund të bëhet fjalë edhe për trafik droge.Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i postuar në Facebook drejtuar kryeministrit, ministrave të financave dhe shëndetësisë, avokatit të..
Parlamenti Evropian hapi një procedurë mbi kërkesën e autoriteteve belge për heqjen e imuniteteve të pesë eurodeputetëve, përfshirë ish-kryetarin e Kuvendit Popullor Nikolla Minçev nga “Rinovo Evropën”, njoftoi BTA. Kërkesa lidhet me një hetim mbi..
Bullgaria dhe 15 vende të tjera të Bashkimit Evropian i dërguan një letër Kaja Kallas, përfaqësuese supreme të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, duke i bërë thirrje asaj të fillojë një angazhim të përbashkët diplomatik me qëllim..
Në audiencën në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dhuroi Papës Leoni XIV një omofor të punuar posaçërisht - një veshje..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..