Prokuroria turke nisi hetimet në lidhje me ngjarjen në kufirin bullgaro-turk, ku humbi jetën një polic kufitar bullgar.
Sulmuesi është arrestuar. Këtë e shpalli para BNT ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Aylin Sekizkök. Ekspertët turq po punojnë mbi të gjitha versionet e mundshme. Megjithatë, duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri gjatë trafikimit të refugjatëve apo arsyeja është e ndryshme, shtoi ambasadorja dhe theksoi se deri më tani nuk ka pasur raste të ngjashme përgjatë kufirit.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov tha për bTV se autoritetet turke kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona - kryesi i dyshuar dhe ndihmësi i tij, të cilët nuk janë shtetas turq.
"Ne do të kërkojmë që këta dy persona të ekstradohen dhe të gjykohen në vendin tonë. Po konstatohet se kush janë ata. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë turke", tha Sarafov. Sipas tij, mund të bëhet fjalë edhe për trafik droge.Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..
Deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor do të vazhdojnë sot seancën e tyre të parë, e cila filloi më 11 nëntor. Ata do të mblidhen për të provuar për herë të katërt për të zgjedhur një kryetar. GERB-SDS konfirmoi sërish se nuk do të tërheqë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..