Prokuroria turke nisi hetimet në lidhje me ngjarjen në kufirin bullgaro-turk, ku humbi jetën një polic kufitar bullgar.
Sulmuesi është arrestuar. Këtë e shpalli para BNT ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Aylin Sekizkök. Ekspertët turq po punojnë mbi të gjitha versionet e mundshme. Megjithatë, duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri gjatë trafikimit të refugjatëve apo arsyeja është e ndryshme, shtoi ambasadorja dhe theksoi se deri më tani nuk ka pasur raste të ngjashme përgjatë kufirit.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov tha për bTV se autoritetet turke kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona - kryesi i dyshuar dhe ndihmësi i tij, të cilët nuk janë shtetas turq.
"Ne do të kërkojmë që këta dy persona të ekstradohen dhe të gjykohen në vendin tonë. Po konstatohet se kush janë ata. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë turke", tha Sarafov. Sipas tij, mund të bëhet fjalë edhe për trafik droge.Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Deputeti saktësoi se kjo votë u organizua nga forca e tij politike, e cila..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të..