Druri më i vjetër halor në Bullgari i mbijetoi një ndërhyrjeje të veçantë "kirurgjikale" dhe tani përsëri mbledh turistë nga e gjithë bota nën hijen e tij.
Pisha Bajkusheva ndodhet në Pirin, në afërsi të vendpushimit të skive në Bansko, dhe mosha e saj mendohet të jetë më shumë se 1300 vjet. Thyerja e një dege të madhe detyroi një kufizim të përkohshëm të fluksit të njerëzve drejt kësaj bukurie natyrore dhe së fundmi, arbëristët me përvojë kryen një operacion kompleks për ta hequr atë, në mënyrë që të mos dëmtohej më tej pisha shekullore, e cila është ndër më të vjetrat e llojit të saj në të gjithë botën. "Aktivitete të tilla duhet të kryhen nga specialistë të trajnuar" - thotë pedagogu në Universitetin e Pyjeve në Sofje, Prof. As. Momçill Panajotov.
"Pisha Bajkusheva është një nga pemët më të vjetra si në Bullgari ashtu edhe në Evropë. Një pemë shumë mbresëlënëse, një thesar kombëtar. Kjo nuk është hera e parë që një degë nga kjo pemë thyhet. Nëse shikoni një foto të vjetër historike të vitit 1914, ne kemi nje në Muzeun e Universitetit të Pyjeve, aty shihet se ka pasur dege që nuk jane më tani. Domethënë janë thyer me kalimin e kohës dhe janë hequr. Drurët e vjetër rriten shumë ngadalë. Zakonisht në pjesën më të lartë të kurorës, mund të formohet një degë, por ajo rritet shumë ngadalë. Degët që janë rritur për qindra vjet nuk mund të zëvendësohen shpejt."
Pisha e zezë shekullore në zonën e "Bëndericës" në Pirin u zbulua dhe u përshkrua për herë të parë nga pylltari Konstantin Bajkushev në vitin 1897. Më vonë u emërua pas tij - Pisha Bajkusheva. Fati dhe rrethanat e ruajnë pemën që t’i rezistojë kohës, shpjegon për BNR Prof. As. Momçill Panajotov dhe shton se në raste si ky, vërehet i ashtuquajturi "Paradoks i jetëgjatësisë":
“Drurët që janë më të vjetër zakonisht rriten në kushte më të vështira. Kur kërkoj drurë të vjetër, i kërkoj në zona shkëmbore, vende ku ka pasur vështirësi, por kjo e ka bërë atë më rezistent”, thotë Momçill Panajotov.
Për momentin po studiohet Pisha Bajkushevs - arbëristët e kanë fotografuar pemën nga anë të ndryshme përgjatë lartësisë së kërcellit me pajisje moderne. Të dhënat do të analizohen për të zbuluar se sa zgavra ka dhe nëse druri është duke u kalbur.
“Është mirë të dimë sa më shumë për gjendjen e tij, aq më tepër që është një dru që vizitohet nga mijëra njerëz në vit. Administrata e parkut ka marrë masa për të kontrolluar aksesin. Ka një shkallë shumë të mirë me kangjella dhe njerëzit në këtë mënyrë nuk i shkelin rrënjët e drurit siç ka qenë në të kaluarën. Shpresojmë që proceset natyrore të mundësojnë që druri të rrojë edhe për shumë vite në vazhdim."
Pyjet e pishës së Pirinit janë veçanërisht të dashura për Momçill Panajotovin:
"Kanë dy lloje pishash - të bardha dhe të zeza. Janë unike në mbarë botën. Ka shumë pak pyje të tillë në Shqipëri, Greqi, Mal të Zi dhe kaq. Unë i dua këto pyje, por i dua edhe pyjet e ahut në Stara Pllanina dhe disa pyje me bredha në Rilla dhe Rodope. Kam një ndjesi shmë të veçantë kur jam në Kamçia dhe Ropotamo /Bullgaria Juglindore/ ku gjendet një lloj pylli krejtësisht tjetër. Është vërtet bukur që njerëzit kanë mundësinë të vizitojnë shumë nga këto vende për të parë sa e larmishme është natyra."
Nuk ka pothuajse asnjë pyll në botë që të jetë i paprekur nga ndikimi njerëzor. E megjithatë, Bullgaria është ndër vendet me disa nga pyjet më të ruajtura në Evropë, sqaron Prof. As. Panajotov:
“Mund ta them me shumë siguri sepse punoj në shumë prej këtyre pyjeve dhe krahasojmë të dhëna me ekipe ndërkombëtare. Pyjet e ahut në Stara Pllanina janë më të vjetrat e llojit të tyre në Evropë. A mund të përdoren për turizëm të arsyeshëm? Po, dhe Bullgaria është një shembull i mirë. Në pjesën më të madhe të rezervave kemi rrugë të autorizuara turistike, përgjatë të cilave mund të admirohen këto pyje. Kjo tërheq më shumë vizitorë, gjë që është mirë sepse komuniteti lokal varet nga kjo gjë dhe për të vlerësuar pyllin duhet të shohë edhe përfitimin prej tij. Është vërtet e mrekullueshme të jesh në gjendje të hysh në një pyll të tillë dhe të dish se është shumë i veçantë. Shumica e njerëzve ndihen jashtëzakonisht mirë.
Intervistë: Konstantin Mravov
Tekst: Е. Karkallanova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, ltu.bg
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..