Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti vendosi: Do të negociojmë me Ukrainën për pajisjet për centralin atomik “Belene”

Foto: Ani Petrova, BNR

Parlamenti ngarkoi Ministrin e Energjisë që të zhvillojë negociata me Ministrin e Energjisë të Ukrainës ose me përfaqësuesin e tij për shitjen e pajisjeve në kuadër të projektit të centralit atomik “Belene”. Vendimi u miratua me 155 vota “pro” dhe 57 “kundër”. "Pro" ishin nga GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN), dhe "kundër" – nga partia "Vëzrazhdane" dhe "BSP për Bullgarinë".

Sipas vendimit të miratuar, çmimi i shitjes nuk mund të jetë më i ulët se sa ka paguar Bullgaria për pajisjen - gati 1.2 miliardë leva / 600 milionë euro /. Është planifikuar që negociatat të zhvillohen brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Ministri i Energjisë duhet të informojë Kuvendin Popullor për veprimet e ndërmarra dhe rezultatet konkrete të negociatave.

Me vendimin e sotëm (6 korrik), anulohet vendimi i mëparshëm i Kuvendit të datës 7 qershor 2018 për rifillimin e kërkimeve të mundësive për ndërtimin e centralit të Belenës së bashku me një investitor strategjik, mbi baza tregu dhe pa garanci shtetërore.

"Asgjë nuk do ta pengonte Ukrainën të përdorë paketën "Ndihma makro-financiare +" për blerjen e pajisjeve bërthamore nga Bullgaria." Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer në përgjigje të një pyetjeje nëse vendi mund të përdorë ndihmën nga Evropa për këtë qëllim, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Mamer kujtoi se në kuadër të paketës, Ukrainës i jepen 1.5 miliardë euro çdo muaj dhe zëdhënësja Veerle Nuyts theksoi se kjo ndihmë synon të mbështesë bilancin e pagesave dhe të stabilizojë makroekonominë e vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi në Eurozonë sjell pluse për biznesin dhe ekonominë bullgare

Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..

botuar më 25-01-08 1.03.MD

Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në Eurozonë

Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..

botuar më 25-01-07 9.18.PD

Një apartament 100 metra katorë në Bullgari kushton 199 paga mesatare

Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..

botuar më 25-01-06 10.19.PD