Parlamenti ngarkoi Ministrin e Energjisë që të zhvillojë negociata me Ministrin e Energjisë të Ukrainës ose me përfaqësuesin e tij për shitjen e pajisjeve në kuadër të projektit të centralit atomik “Belene”. Vendimi u miratua me 155 vota “pro” dhe 57 “kundër”. "Pro" ishin nga GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN), dhe "kundër" – nga partia "Vëzrazhdane" dhe "BSP për Bullgarinë".
Sipas vendimit të miratuar, çmimi i shitjes nuk mund të jetë më i ulët se sa ka paguar Bullgaria për pajisjen - gati 1.2 miliardë leva / 600 milionë euro /. Është planifikuar që negociatat të zhvillohen brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Ministri i Energjisë duhet të informojë Kuvendin Popullor për veprimet e ndërmarra dhe rezultatet konkrete të negociatave.
Me vendimin e sotëm (6 korrik), anulohet vendimi i mëparshëm i Kuvendit të datës 7 qershor 2018 për rifillimin e kërkimeve të mundësive për ndërtimin e centralit të Belenës së bashku me një investitor strategjik, mbi baza tregu dhe pa garanci shtetërore.
"Asgjë nuk do ta pengonte Ukrainën të përdorë paketën "Ndihma makro-financiare +" për blerjen e pajisjeve bërthamore nga Bullgaria." Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer në përgjigje të një pyetjeje nëse vendi mund të përdorë ndihmën nga Evropa për këtë qëllim, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Mamer kujtoi se në kuadër të paketës, Ukrainës i jepen 1.5 miliardë euro çdo muaj dhe zëdhënësja Veerle Nuyts theksoi se kjo ndihmë synon të mbështesë bilancin e pagesave dhe të stabilizojë makroekonominë e vendit.Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..