Laboratori shtetëror për anallizim të pesticideve në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë do të funksionojë në fillim të vitit 2024. Këtë e njoftuan nga Ministria e Bujqësisë. Pas heqjes së laboratorit privat, i cili kishte mbi 10 vjet monopol mbi kontrollin e frutave dhe perimeve të importuara, të gjitha mostrat ende transportohen dhe testohen në Sofje, gjë që ngadalëson procesin. Nga Ministria njoftuan se aktualisht 500 kamionë kontrollohen në ditë. Pyetjes së një gazetari për mundësinë e kthimit të laboratorit privat nga gjykata, ministri i bujqësisë Kirill Vëtev ishte kategorik se “shteti qëndron” në kufi.
“Sot është një ditë historike për Bullgarinë,” deklaroi komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Valdis Dombrovskis, para gazetarëve përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të BE-së për votimin e vendimeve përfundimtare lidhur me pranimin e..
Vendimet përfundimtare për pranimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari i vitit të ardhshëm po votohen sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i BE-së në Bruksel, pas një procesi që ka zgjatur dekada. Bullgaria dorëzoi kërkesën për..
Ministrat e financave të Eurogrupit konfirmuan të hënën kursin me të cilin leva bullgare do të këmbehet në euro pas anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, duke e ruajtur atë në nivelin 1.95583 leva për 1 euro. Këtë e njoftoi kryetari i Eurogrupit,..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të mbështesë vota mosbesimi që nuk na largojnë nga Evropa. Kështu iu përgjigj lideri i partisë “PP”, Asen Vasilev,..
Bullgaria është një faktor në BE dhe në rajon, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta marrë në konsideratë. Këtë e deklaroi për bTV ministri i jashtëm..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me..