Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë dhe arrijnë në vendet më të fshehura në zemrat tona - pikërisht në këndet e fshehta të dashurisë së pashpërblyer.
Fragmentet e zgjedhura të këngës popullore të krahinës së Pirinit "Unë po të shtrij ty" përshkruajnë emocionin e thellë të një gruaje vërtet të dashuruar dhe i japin individualitet projektit të përgjithshëm. Duke u mbështetur në tekstin folklorik, Atazar krijon një lloj rrugëtimi tingullor, të cilin jo rastësisht e plotësojnë zërat lirike të këngëtareve Bisera dhe Lidija. Me "Unë po të shtrij ty" ekipi dërgon një mesazh të sinqertë për këta dëgjues që do të ndjejnë dhe përjetojnë historitë e tyre personale.Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë..