Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë dhe arrijnë në vendet më të fshehura në zemrat tona - pikërisht në këndet e fshehta të dashurisë së pashpërblyer.
Fragmentet e zgjedhura të këngës popullore të krahinës së Pirinit "Unë po të shtrij ty" përshkruajnë emocionin e thellë të një gruaje vërtet të dashuruar dhe i japin individualitet projektit të përgjithshëm. Duke u mbështetur në tekstin folklorik, Atazar krijon një lloj rrugëtimi tingullor, të cilin jo rastësisht e plotësojnë zërat lirike të këngëtareve Bisera dhe Lidija. Me "Unë po të shtrij ty" ekipi dërgon një mesazh të sinqertë për këta dëgjues që do të ndjejnë dhe përjetojnë historitë e tyre personale.Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë..