Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë dhe arrijnë në vendet më të fshehura në zemrat tona - pikërisht në këndet e fshehta të dashurisë së pashpërblyer.
Fragmentet e zgjedhura të këngës popullore të krahinës së Pirinit "Unë po të shtrij ty" përshkruajnë emocionin e thellë të një gruaje vërtet të dashuruar dhe i japin individualitet projektit të përgjithshëm. Duke u mbështetur në tekstin folklorik, Atazar krijon një lloj rrugëtimi tingullor, të cilin jo rastësisht e plotësojnë zërat lirike të këngëtareve Bisera dhe Lidija. Me "Unë po të shtrij ty" ekipi dërgon një mesazh të sinqertë për këta dëgjues që do të ndjejnë dhe përjetojnë historitë e tyre personale.Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë..