Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Foto: Veneta Nikollova

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë, ku jeta rrjedh me një ritëm të ngadalshëm. Një shëtitje me varkë në Danub, peshkim, çiklizëm, vizita në kështjellat e vjetra janë vetëm disa nga atraksionet vendase.

Nëse qëndroni në një bujtinë këtu, nuk do të pendoheni! Tendenca është të restaurohen shtëpitë e vjetra të fshatit në mënyrë që ato të përmbushin standardet moderne në turizëm, por pa e humbur origjinalitetin e tyre. 

Në fshatin Srebërna, për shembull, hasim në një hotel të vogël të rregulluar si një muze i vërtetë etnografik i mënyrës së jetesës së Dobruxhës. Pronarja, Violeta Zhekova, pranon se prej vitesh qarkullon nëpër ndërtesa të rrënuara të zonës, të cilat prej kohësh janë braktisur nga pronarët e tyre dhe mbledh mobilje, qilima dhe sende të hedhura. Pastaj i restauron dhe me to mobilon bujtinën e vet. 

“Nga këto shtëpi marr enët e braktisura, shtretërit, sëndukët…. Ja, këtu shihni radion e parë "Druzhba", në dhomën tjetër është televizioni i parë bullgar "Opera". Nga aty marr edhe fotografi të cilat i var në mur. Sepse këta janë njerëzit që dikur jetonin në këto shtëpi dhe do të doja që shpirti i tyre të ishte aty ku ishin dhe gjërat e tyre. Dhe gjithmonë më bën të ndihem mirë kur të ftuarit thonë se e ndiejnë se si të gjitha këto i kam berë me dashuri. Mundohem ta mbaj kopshtin tim të rregullt dhe komod. Sepse kur të vijnë në fshat, dua që njerëzit të dëgjojnë gjelin dhe pulat në oborr, si dhe titmicet që për momentin kanë periudhën e dashurisë. Le të kënaqen me lejlekët dhe pelikanët fluturues dhe natën të bien në gjumë me këngën e gjinkallave. Rreth e përqark ka shumë për të bërë. Pranë fshatit është liqeni Srebërna, shtëpia e një kolonie të madhe pelikanësh me kaçurrelë. Në një rreze prej 40-50 km ka vende të ndryshme të rëndësishme që turistët mund t'i vizitojnë brenda 3 ditëve”- thotë Violeta Zhekova.
Violeta Zhekova dhe bujtina e saj
Për shkak të zonave me lagështirë dhe pasurisë së pabesueshme të shpendëve, ornitologët dhe fotografët e huaj shpesh qëndrojnë në fshatrat e Danubit.

Rruga e njohur e çiklizmit "Danub Ultra" kalon përgjatë bregdetit tonë. Veliçko Hristov, pronar i një shtëpie të vjetër mysafirësh në fshatin Gigen, pohon se çiklistët nga e gjithë Evropa ndalojnë tek ai. Gjëja e parë që u bën përshtypje është "tutrakanka" autentike - një varkë tipike e vjetër danubiane, me të cilën Veliçko ka zbukuruar oborrin e tij.
Varkë tutrakanka në oborrin e shtëpisë
I zoti i shtëpisë na tregon me gatishmëri koleksionin e vet etnografik të rregulluar në një ndërtesë fqinje.
Veliçko Hristov mirëpret mysafirët e tij para muzeut të tij të vogël etnografik
"Vitet kalojnë, ndërsa unë nuk kam hedhur asgjë të vjetër - thotë Veliçko Hristov. - Ky është një rrogoz me misërnishtet e thata, i thurur në tezgjah si ky këtu. Këtu është hurka me bosht. Në Gigen kishte një punishte për produktet me kallamishte, si kjo çantë.  Kallamishtja mblidhej pranë Danubit. Ndërsa këto janë kostume popullore, janë për gra, janë të kësaj treve. Ja, kjo quhet vëllnik. I mbulonte të pasmet duke u lidhur me lidhëse. Vishet një këmishë, vendoset vëllniku, fundet dhe para vihen këto përparëse me pendarë etj.”
Turistët mund të shohin kostume autentike të grave nga Bullgaria Veriore
Shtëpia e Veliçkos është plotësisht e mobiluar me mobilje antike dhe vjen erë druri, ndërsa gruaja e tij na pret me specialitete të shijshme të Danubit. Në rrethinat e fshatit Gigen janë shpërndara rrënojat e qytetit emblematik romak të Ulpia Escus. Ne hasim edhe një fenomen të bukur natyror - grykëderdhjen e lumit Iskër, i cili derdhet në Danubin e bardhë të qetë afër fshatit.

Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD