Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Foto: BNT

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te ne”, në partneritet me Daniell Çipev.

“BNT është një simbol i besimit, vlerave dhe tendencave të qëndrueshme. Misioni ynë publik është të mbrojmë identitetin bullgar me përgjegjësi dhe përkushtim”, tha drejtori i përgjithshëm i medias Emill Koshllukov me rastin e përvjetorit.

Me disa pjesë të emisioneve të preferuara të ruajtura në fondin e tij të artë, televizioni kombëtar do të përpiqet të kthejë kohën pas.
Lajmet e periudhave të ndryshme, si dhe emra të rëndësishëm të gazetarisë, do të jenë pika kryesore në programin "65 vjet në eter", ndërsa në "65 vjet gjurmë kujtimesh" prezantuesit doajenë Inna Simeonova dhe Dragomir Draganov do të kujtojnë programet më të njohura të BNT.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jana Todorova

Punësimi i mësuesve në distancë mund të ndihmojë shkollat tona të së dielës

Jana Todorova është guidë turistike dhe mësuese. Që nga viti 2019 është anëtare e Shoqatës së Guidës Turistike në Bullgari, por si guidë punon që nga viti 2006. Ajo përdor çdo mundësi për këtë edhe sot, veçanërisht në kuadër të programit “Itinerare..

botuar më 25-07-11 8.00.PD

Vera në Bullgari është edhe sezoni i maturantëve

Vera në Bullgari ofron emocione të nxehta jo vetëm për turistët. Muajt qershor dhe korrik lidhen me shumë emocione për të rinjtë që përfundojnë arsimin e mesëm dhe duhet të hedhin hapin e radhës në jetë – përzgjedhjen e një universiteti dhe të së..

botuar më 25-07-10 7.00.PD
Foto: Fondacioni Kujtesa Bullgare /Facebook

Fondacioni "Kujtesa Bullgare" do të organizojë sërish kontrolle mjekësore parandaluese falas në Gollobordë

Ekipi ynë është në përgatitje intensive për edicionin e tretë radhazi të kontrolleve parandaluese falas në zonën e Prespës së Vogël në Shqipëri, njoftoi Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. “Me shumë përkushtim dhe kujdes po organizojmë këtë nismë, e cila me..

botuar më 25-07-09 10.29.PD