Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveritarët presin që inflacioni të mbetet nën kontroll

Foto: BGNES

Ministrja e financave, Temenuzhka Petkova, njoftoi se pritet që Bullgaria të përmbushë kriterin për inflacionin në eurozonën edhe në qershor. Ajo theksoi se për qershor treguesi mujor është 0.4% krahasuar me majin, kur inflacioni ishte zero. Që nga fillimi i vitit deri tani, inflacioni është 2.4%, tha ministrja.

“Inflacioni në Bullgari mbetet brenda kufijve të kritereve për stabilitetin e çmimeve”, deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në një intervistë për revistën spanjolle “Econostream Media”. Parashikimi i inflacionit në zonën e euros mbetet një sfidë për shkak të pasigurisë së madhe. Mund të ketë një ulje të përkohshme, por presioni kryesor – veçanërisht në lidhje me pagat dhe çmimet në sektorin e shërbimeve – mbetet i dukshëm, tha Radev, duke komentuar situatën në Bullgari dhe në eurozonë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta "Drejtësi për të Gjithë" sonte në Sofje

Nisma qytetare "Drejtësi për të Gjithë" po organizon një protestë të re sonte në Sofje. Ajo do të mbahet para Pallatit të Drejtësisë dhe do të marshojë drejt ndërtesës historike të Asamblesë Kombëtare dhe deri në kryqëzimin kyç në kryeqytetin..

botuar më 25-07-22 3.01.MD
Palestinezët duke sjellë ndihma humanitare në Gaza

Bullgaria dhe 6 vende të tjera të BE-së refuzuan të dënojnë Izraelin për situatën në Gaza

Bullgaria dhe 6 vende të tjera anëtare të BE-së nuk kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët që dënon Izraelin për situatën në Gaza. Deklarata u nënshkrua nga 20 vende të BE-së, 8 partnerë dhe Komisioneri Evropian për Barazi, Përgatitje dhe Menaxhim..

botuar më 25-07-22 12.08.MD

Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar forcojnë partneritetin e tyre strategjik

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev bisedoi me homologun e tij britanik David Lammy gjatë vizitës së tij të punës në Londër me ftesë të palës britanike. Të dy diskutuan progresin dhe perspektivat e partneritetit strategjik në siguri dhe mbrojtje, ekonomi..

botuar më 25-07-22 10.22.PD