Kandidati për President të Republikës Rumen Radev fiton raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke dalë me 34 % përpara kandidatit tjetër – Anastas Gerxhikov. Këtë e tregojnë rezultatet e Exit poll-it të agjencisë sociologjike Gallup, partneri mediatik i BNR, në orën 20.00 më 21 nëntor 2021.
Çifti i kandidatëve për President dhe Nënpresident Rumen Radev – Ilijana Jotova merr 65.8 % të votave. Anastas Gerxhikov - Nevjana Miteva merr mbështetje nga 31.4 % e votuesve, sipas agjencisë sociologjike.
Sipas sondazheve, edhe Radev, edhe Gerxhikov kanë marrë më shumë vota nga bullgarët që punojnë: Radev - 66% dhe Gerxhikov - 65%.
37% e atyre që votuan në raundin e dytë për Rumen Radev, në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar kanë mbështetur "Po e vazhdojmë ndryshimin", 24% - "BSP për Bullgarinë", dhe 10% - "Ka një popull të tillë".
63% e atyre që mbështetën në balotazh Anastas Gerxhikov, në zgjedhjet parlamentare kanë votuar për GERB-SDS, 13% për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ dhe 7% për forcën e re parlamentare - "Po e vazhdojmë ndryshimin".“Roli juaj në zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara është thelbësor. Është një nder për mua të jem midis jush në këtë festë veçanërisht të rëndësishme për Bullgarinë – Ditën e Trimërisë dhe Ditën e Ushtrisë Bullgare.” Me..
Me përpjekje të koordinuara, ne vazhdojmë të punojmë për unitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian, thuhet në mesazhin e urimit të Kryeministrit Rosen Zheljazkov drejtuar Kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. Në urimin drejtuar..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova uroi kontingjentin ushtarak bullgar nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Ajo mori pjesë në një ceremoni zyrtare në Prishtinë...
Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe 10 "abstenime" projektraportin mbi progresin e Republikës..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë..